Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare Rome

8 Prill, 2014

Prishtinë, 08 prill  2014 – Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në përshpejtimin e zbatimit të aktiviteteve dhe objektivave të Strategjisë dhe Planit të Veprimit, që ka për qëllim përmirësimin e jetës së komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptianë, si qytetarë të barabartë të Kosovës. Kështu ka pohuar ministrja e Integrimit Evropian, znj Vlora Çitaku, në Ceremonin Sloemne për Ditën ndërkombëtare  Rome, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Ministrja Çitaku  bëri thirrje për çdo formë të mundshme të bashkëpunimit reciprok në mënyrë që sfidat që i kanë përpara vetes  ky komunitet  t’i tejkalojnë bashkërisht.

Ministrja, Çitaku në fillim të këtij takimi  i ka njoftuar të pranishmit për përkushtimin e ministrisë që ajo drejton, por edhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në integrimin e plotë të këtij komunitetit në shoqërinë kosovare. “Gjithë evropa ka në agjendë përfshirjen e komunitetit rom në shoqëri me të drejta të barabarta që gëzojnë  gjithë Evropianët.Në Republikën e Kosovës bëhet shumë për përfshirjen e tyre në shoqëri, dhe jo vetëm këtë komunitet, por edhe komunitetet tjera si ato Ashkalinjë dhe Egjiptas.

Ne kemi dëshmuar si shoëqëri se jemi të afërt dhe mbrojmë e rrepektojmë të gjithë banorët e Republikës së Kosovës pa dallim përkatësie fetare, racore, Kjo dëshmon se Qeveria e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar në ndërtimin e një shteti multietnik. Në kuadër të këtij angazhimi në dhjetor të vitit 2009, Qeveria ka miratuar Planin e Veprimit që rrjedhë nga Strategjia për integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptias për përiudhën 2009 – 2015.”, ka shtuar Çitaku.

Duke folur për Strategjinë për Integrimin  e Komunitetit  Romë, Ashkali  dhe Egjiptianë, ministrja Çitaku ka thënë se “Kjo strategji ka për qëllim kryesor përmirësimin e kushteve të jetës të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, si dhe krijimin e kushteve politike, sociale, ekonomike, arsimore dhe kulturore për krijimin dhe forcimin e identitetit, respektimin dhe mbrojtjen e vlerave të këtyre komuniteteve. Përmes rolit tonë si Komiteti Drejtues Ndër Institucional  për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, ne jemi të përkushtuar ta përshpejtojmë zbatimin e strategjisë me qëllim që të arrihen më shumë rezultate konkrete të cilat do të kontribuojnë drejtpërdrejt në ndryshimet pozitive për këto komunitete. Kjo tregon se çështja e kyçjes së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në shoqëri në agjendën tonë politike është marrë me shumë  seriozitet nga të gjitha palët.

Ky komunitet ka shumë gjëra me të cilat mund të krenohet. Muzika tradicionale rome ndër të tjera është padyshim pjesa më e njohur e kulturës rome, Për shumë çka, ky komunitet njihet për të mirë. Bota gjithandej i njeh këto vlera të cilat vazhdojnë të transformohen dhe mbeten ende të dashura edhe për të gjithë popujt tjerë anekend botës. Ka thënë ministrja Çitaku.

Përndryshe, Dita Ndërkombëtare Rome, 8 Prilli, shënon Kongresin e parë Ndërkombëtar Rom të vitit 1971 dhe përpjekjet e para të komunitetit rom për t’u bashkuar me qëllim të zgjidhjes së problemeve me të cilat ky komunitet përballej anekënd Evropës.

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

8 Responses to " Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare Rome "

  1. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-shenon-diten-nderkombetare-rome/ […]

  2. 티비위키 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-shenon-diten-nderkombetare-rome/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-shenon-diten-nderkombetare-rome/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-shenon-diten-nderkombetare-rome/ […]

  5. 1688upx thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-shenon-diten-nderkombetare-rome/ […]

  6. togel online thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-shenon-diten-nderkombetare-rome/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-shenon-diten-nderkombetare-rome/ […]

  8. DevOps Services thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-shenon-diten-nderkombetare-rome/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *