Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Kosova përfiton €850,000 grante në sektorin social dhe të energjisë në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Përendimor

6 Dhjetor, 2012

Paris. 6 dhjetor. 2012 – Sot është mbajtur takimi i VII i Komitetit Drejtues të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (Western Balkan Investment Framework – WBIF) në Paris. Komiteti Drejtues ka shqyrtuar projektet e dorëzuara në kuadër të raundit VIII të aplikimit. Në takimin e Komitetit Drejtues të WBIF-it, Kosova është përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit dhe nga Ministria e Integrimit Evropian.

Në raundin VIII Kosova ka aplikuar me tri projekte kombëtare, prej të cilave dy janë miratuar; një në sektorin social dhe një në sektorin e energjisë. Projektet e miratuara janë: Përmirësimi i arsimit në Kosovë dhe Studim fizibiliteti mbi ndërrimin e derivatave të përdoruara për ngrohje dhe zgjerimit të sistemit për ngrohje për qytetin Gjakovës. Projektet e miratuara do të përkrahen nga Banka Botërore (WB) dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW). Grantet do të sigurohen nga Fond i Përbashkët Evropian për Ballkanin Perëndimor (EWBJF).

Vlera totale e dy prjekteve  të cilat do të zbatohen përmes granteve është €850,000. Këto grante do të hapin rrugë për investimet potenciale në shumë prej €9.15 milion euro.

Informatat e përgjithshme mbi Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF)

Korniza Investuese për Ballkanit Perëndimor synon të përmirësoj bashkëpunimin dhe të ngrit kapacitetet financiare për investime që kontribuojnë në zhillimin socio-ekonomik dhe avancimin e procesit integrues të Ballkanit Perëndimor. Institucionet që kontribuojnë me resurse financiare në kuadër të kornizës janë: Komisioni Evropian, Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane për Investime, Banka Gjermane për Zhvillim, Banka Botërore si dhe donatorët bilateral.

Korniza fokusohet në sektorë kyç të ekonomive të Ballkanit Perëndimor përfshirë: energjinë, mjedisin, transportin, çështjet sociale si dhe zhvillimin e sektorit privat. Projektet duhet të përkrahen dhe të dorëzohen nga Koordinatori Kombëtar i IPA-s të shtetit respektiv.

Për më shumë informata rreth Kornizës, mund të vizitoni faqen zyrtare të WBIF-it: www.wbif.eu 

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

One Response to " Kosova përfiton €850,000 grante në sektorin social dhe të energjisë në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Përendimor "

  1. Exness forex thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-perfiton-e850000-grante-ne-sektorin-social-dhe-te-energjise-ne-kuader-te-kornizes-investuese-per-ballkanin-perendimor/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *