Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Kosova ka mbështetjen e Francës për integrimin Evropian

20 Nëntor, 2013

Paris, 20 Nëntor 2013. – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Z. Bajram Rexhepi, gjatë vizitës në Paris kanë vazhduar me agjendën e paraparë përë të takuar zyrtarë të lartë shtetërorë të Qeverisë Franceze, anëtarë të parlamentit Francez dhe anëtarë të Parlamentit Evropian nga Franca.

Ministrja Çitaku ka pasur një takim me Znj. Danielle AUROI, Presidente e Komisionit për Çështje Evropiane në Asamblenë Nacionale, e cila ishte e shoqëruar nga deputet anëtarë të këtij Komisioni. Temë e diskutimit ishin mundesitë e përkrahjes së Kosovës me agjendën Evropiane. Ministrja Çitaku potencoi se përkushtimi i Kosovës për të avancuar me procesin e integrimt Evropian është maksimal edhe ndër prioritetet kyçe të Qeverisë, dhe se ky përkushtim është vërtetuar me plotësimin e kritereve duke e dëshmuar njëkohësisht konsensusin ndërpartiak dhe mbarështetëror për procesin e integrimit. Ky përkushtim është dëshmuar edhe me përafërimin e qëndrimeve për arritjen e marrëveshjes së 19 Prillit në mënyrë që ti kontribuohet paqës dhe përspektivës së vendit tonë, por edhe tërë rajonit, në rrugët drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Ministrja Çitaku, sot paoashtu u takua edhe me këshilltarin e Kryeministrit Francez, njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm për Çeshtje Evropiane në Qeverinë Franceze, Z. Serge GUILLON. Gjatë këtij takimi më në detaje u diskutua për proceset aktuale në Kosovë. Posaçërisht në raport me integrimin Evropian u diskutua për mbarëvajtjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me BE-në, organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, përmirësimi i marrëdhënjeve fqinjësore me Serbinë, dhe progresi në raport me liberalizmin e vizave. Me këtë rast Ministrja Çitaku kërkoi mbështjetjen e Qeverisë Franceze me agjendën Evropiane të Kosovës duke pasë parasysh vlerësimet pozitive si ato të fundit nga Komisioni Evropian për progresin në rugën drejt integrimit në BE.

Në vazhdën e takimeve, Ministrja Çitaku u takua edhe me Drejtorin për Evropë Kontinentale, Z. Eric Fournier, për të potencuar të arriturat e fundit të vendit tonë dhe njëkohësisht për tu njoftuar me agjendat e përgjithshme në raport me rajonin dhe vendin tonë.

Në takimin me grupin parlamentar të miqësisë Francë – Kosovë, respektivisht me Kryesuesen znj. GOSSELIN-FLEURY, dhe deputetët anëtar të grupit u velrësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës si në nivelin e dialogut politik ashtu edhe atë social dhe ekonomik, por njëkohësisht u diskutua edhe mundësia e zgjërimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar për ti kontribuar sa më shumë avancimit të marrëdhënjeve tona.

Ministrja Çitaku shprehu mirënjohjen parlamentarëve Francezë për përkrahjen e Kosovës në procesin e integrimit Evropian dhe rëndësinë që po i ipet çëshjtes së Kosovës për trajtim të barabartë me të gjithë shtetet e ballkanit perëndimor, sepse në këtë mënyrë po kontribuohet në avancimin e tërë rajonit.

Znj. GOSSELIN-FLEURY, e falëndori Minsitren Çitaku në emër të Qeverisë së Kosovës për konstruktivitetin dhe kontributin që Kosova po i jep të gjithë rajonit me qasjen e saj duke pasur në konsideratë se mënyra më e mirë dhe e vetme për ti kontribuar poceseve është përmes negociatave dhe dialogut.

Drejtpërdrejt – Komiteti për çështje Evropiane

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

6 Responses to " Kosova ka mbështetjen e Francës për integrimin Evropian "

  1. 다시보기 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-ka-mbeshtetjen-e-frances-per-integrimin-evropian/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-ka-mbeshtetjen-e-frances-per-integrimin-evropian/ […]

  3. vigrx thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-ka-mbeshtetjen-e-frances-per-integrimin-evropian/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-ka-mbeshtetjen-e-frances-per-integrimin-evropian/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-ka-mbeshtetjen-e-frances-per-integrimin-evropian/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-ka-mbeshtetjen-e-frances-per-integrimin-evropian/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *