Beograd, 19 nëntor 2013 – Një delegacion i Ministrisë së Integrimit Evropian po merr pjesë në takimin e radhës në kuadër të bashkëpunimit për Instrumenti i para-Antarësimit IPA-Shumeperfituese, i cili organizohet nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim e BE-së.
Në këtë takim po marrin pjese delegacionet nga zyrat e NIPAC-ut nga vendet e rajonit dhe Turqia. Gjithashtu në takim merr pjesë Këshilli për Bashkëpunim Rajonal dhe përfaqësuesit nga delegacionet e BE-se nga vendet e rajonit dhe Brukseli. Kosova në këtë takim është përfaqësuar nga delegacioni i MIE-së i cili udhëhiqet nga Sekretari i Përgjithshëm i MIE-së, z. Demush Shasha në cilësinë e NIPAC-ut për Kosovën.
Në takim janë diskutuar arritjet në programimin e IPA II në përgjithësi dhe aktivitete e përbashkëta rajonale. Diskutimet janë zhvilluar rreth përgatitjes dhe arritjes së marrëveshjeve për prioritetet dhe programet rajonale apo horizontale në kuadër të kornizës se ardhshme financiare bazuar në fushat prioritare dhe Dokumentin Strategjik të Vendit.
z. Shasha ka prezantuar prioritetet nacionale të Kosovës të cilat do të adresohen në kuadër të prioriteteve të përbashkëta rajonale. Gjithashtu, janë zhvilluar diskutime nga vendet pjesëmarrëse për bashkërendimin e aktiviteteve dhe prioriteteve qe adresohen ne kuadër te Dokumentit të Përbashkët Strategjik të IPA-s dhe që do të mbështeten nga fondet rajonale të IPA-s.
Last modified: 15 Gusht, 2022