Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Kosova dhe Bashkimi Evropian mbajnë takimin e katërt të nën-komitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit

11 Qershor, 2020

Zyrtarët nga Kosova dhe Bashkimi Evropian u mblodhën për një takim digjital në 10 dhe 11 qershor 2020 për të diskutuar zhvillimet gjatë vitit të kaluar në fushat e Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë. Diskutimi u mbajt në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), e cila hyri në fuqi në prill të vitit 2016. Gjatë takimit dy ditor, zyrtarët shkëmbyen pikëpamje për fusha të ndryshme që lidhen me sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe punët e brendshme. Në të gjitha fushat, Bashkimi Evropian dhe Kosova u dakorduan për rëndësinë e zbatimit të prioriteteve të përfshira në Agjendën e Reformave Evropiane, dhe të rekomandimeve të Raportit të Komisionit për Kosovën të vitit 2019.

Sa u përket të drejtave dhe të drejtave themelore të pakicave, Avokati i Popullit përshkroi situatën e përgjithshme në Kosovë, dhe përfaqësuesit diskutuan zbatimin e përgjithshëm të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave, barazinë gjinore, lirinë e shprehjes dhe të drejtat e pronës. U diskutua edhe situata e komuniteteve pakicë, përfshirë zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe integrimin i komuniteteve rom dhe ashkali.

Në fushën e punëve të brendshme u shkëmbyen pikëpamje për luftën kundër terrorizmit, kundërveprimin ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, si dhe për migracionin, azilin dhe menaxhimin e kufijve. Të dyja palët u pajtuan se zbatimi i plotë i të gjitha strategjive në këto fusha është me rëndësi vendimtare. Komiteti nënvizoi përkushtimin e autoriteteve për aranzhimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së për zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit Kundër Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor.

Sa i përket gjyqësorit, palët diskutuan Shqyrtimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe punën për strategjinë e përgjithshme të sektorit në këtë fushë. Në takim u paraqit edhe shtrirja e mëtutjeshme e sistemit elektronik të menaxhimit të rasteve dhe regjistrit qendror të shënimeve penale. BE-ja theksoi edhe nevojën që Kuvendi të emërojë anëtarët e mbetur të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, dhe që autoritetet t’i zbatojnë plotësisht Ligjin për Ndërmjetësimin dhe Ligjin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, u diskutua një numër i zhvillimeve legjislative. Të dyja palët u pajtuan se zbatimi i plotë i të gjithë legjislacionit të ri të lidhur me sundimin e ligjit do të jetë me rëndësi vendimtare. BE-ja u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të miratojnë Kodin e rishikuar të Procedurës Penale, si dhe legjislacionin e mëtejshëm të lidhur me luftën kundër korrupsionit. Të dyja palët folën edhe për çështjet e bashkëpunimit policor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar policor. Palët diskutuan edhe nevojën për të forcuar përpjekjet dhe kapacitetet për të trajtuar korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar. Në mënyrë të veçantë, u fol për konfiskimin e pasurive kriminale si çelësi për të arritur progres në këtë fushë.

Informata mbi sfondin

  • Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asociimit (MSA) është korniza për BE-në dhe administratën e Kosovës për të diskutuar çështje teknike dhe të politikave mbi reformat e lidhura me BE-në. Organet e MSA-së përfshijnë Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit, të ndihmuar nga Komiteti i Stabilizimit dhe Asociimit, si dhe Nën-Komitetet e MSA-së, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë të acquis të BE-së. Takimet e organeve të MSA-së japin kontribut të drejtpërdrejtë në raportet vjetore të Komisionit Evropian.
  • Secili takim i nën-komitetit monitoron dhe shoqëron realizimet e Kosovës në reforma dhe identifikon si mundet BE-ja të ndihmojë në këtë proces.
  • Janë shtatë fusha të mbuluara përmes takimeve sektoriale të nën-komiteteve përkatëse: Drejtësia, Liria dhe Siguria; Inovacioni, Shoqëria e Informacionit, Politikat Sociale, Arsimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Doganat dhe Tatimet; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit; Bujqësia, Peshkimi, Pylltaria, Siguria Ushqimore; Transporti, Mjedisi, Energjia, Ndryshimi i Klimës dhe Zhvillimi Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.
  • Dy fusha të tjera të mbuluara përmes takimeve të grupeve të posaçme janë reforma në administratën publike dhe normalizimi.
  • Takimet e Komitetit dhe nën-Komiteteve të MSA-së bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Secili takim rezulton në veprime vijuese të dakorduara bashkërisht që do të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës.

Koha ndërmjet takimeve lejon zbatimin e rekomandimeve dhe veprimeve të mëvonshme të dakorduara.

Për më shumë informata, kontaktoni:

Zyra e Bashkimit Evropian: Safet Kabashaj, + 383 5131525, Safet.Kabashaj@ext.eeas.europa.eu

Zyra e Kryeministrit: Flamur Salihu, +383 200 27 043, flamur.salihu@rks-gov.net

 

Last modified: 4 Gusht, 2022

6 Responses to " Kosova dhe Bashkimi Evropian mbajnë takimin e katërt të nën-komitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit "

  1. Tessa Lemert thotë:

    I really appreciate this post. I?ve been looking all over for this! Thank goodness I found it on Bing. You have made my day! Thx again

  2. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajne-takimin-e-katert-te-nen-komitetit-per-drejtesi-liri-dhe-siguri-te-marreveshjes-se-stabilizimit-dhe-asociimit/ […]

  3. … [Trackback]

    […] There you will find 86606 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajne-takimin-e-katert-te-nen-komitetit-per-drejtesi-liri-dhe-siguri-te-marreveshjes-se-stabilizimit-dhe-asociimit/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajne-takimin-e-katert-te-nen-komitetit-per-drejtesi-liri-dhe-siguri-te-marreveshjes-se-stabilizimit-dhe-asociimit/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajne-takimin-e-katert-te-nen-komitetit-per-drejtesi-liri-dhe-siguri-te-marreveshjes-se-stabilizimit-dhe-asociimit/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-bashkimi-evropian-mbajne-takimin-e-katert-te-nen-komitetit-per-drejtesi-liri-dhe-siguri-te-marreveshjes-se-stabilizimit-dhe-asociimit/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *