Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Konferenca për media për Raportin e Progresit 2014

10 Tetor, 2014

Prishtinë, 10 tetor 2014 – Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, z.Gëzim Kasapolli, mbajti një konferencë për media me rastin e publikimit të Raportit të Progresit.

Fjalimi i plotë i u.d Ministrit Kasapolli:

Të nderuar,

Komisioni Evropian publikoi dje Strategjinë e Zgjerimit dhe Raportin e Progresit 2014 për të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor.

Sa i përket Kosovës, Strategjia e Zgjerimit vlerësoj lartë përmbylljen e negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi dhe konfirmoj progresin drejt përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave.

Qeveria e Kosovës mirëpret publikimin e Raportit të Progresit dhe vlerëson që raporti paraqet gjendjen reale dhe faktike të zhvillimeve 1 vjeqare në vendin tonë.

Raporti shënon një moment të ri për intensifikimin e reformave strukturore në rrugëtimin drejt anëtarsimit në Bashkimin Evropian. Qeveria konsideron Raportin e Progresit udhërrefyes kyç në orientimin e politikave drejt fuqizimit të rendit dhe ligjit, rritjes ekonomike dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Gjithashtu, shpresojmë se gjatë 12 muajve të ardhshme Raporti i Progresit nuk do të përdoret si një tavolinë suedeze për poziten dhe opoziten për luftërat ditore partiake por do të shërbënë si bazë për zhvillimin e dialogut racional dhe konstruktiv ndërmjet akterëve të ndryshëm në shoqërinë tonë me qëllim të ndërmarrjes së reformave të thella politike, ekonomike dhe shoqërore.

Qeveria e Kosovës konsideron jashtëzakonisht të rëndësishme faktin që Strategjia e Zgjerimit dhe Raporti i Progresit kanë ri-konfirmuar agjenden Evropiane të Kosovës, në termat konkret, përmes vazhdimit të mbështetjes të dy proceseve kyçe: Marrëveshjes Stabilizim Asociimi dhe procesit të liberalizimit të vizave.

Të nderuar,

Me lëjoni tani të adresoj disa nga gjeturat kyçe të Raportit të Progresit.

Viti 2014 ka qenë vit zgjedhor me ç’rast në qershor u mbajtën zgjedhjet e përgjithme nacionale. Kosova tregoj që dinë dhe mund të organizoj zgjedhjet fer, të lira dhe demokratike. KQZ-ja dëshmoj që ka kapacitetet profesionale për të organizuar zgjedhjet kualitative, ndërsa institucionet e sundimit të ligjit dëshmuan efikastietin e tyre për të sjellur para drejtësisë çdo individ që ka tentuar të keqpërdorë vullnetin e sovranit.

Procesi pasues i konstituimit të institucioneve ka lënë Kosovën për një kohë të gjatë pa themelimin e institucioneve të reja që është dashur të konstituohen shpejtë dhe, natyrisht që një gjendje e tillë ka ndikuar në zhvillimet e përgjithshme shoqërore në Kosovë gjatë pjesës së dytë vitit.
Njëkohësisht, shpresoj që publikimi i djeshëm i Raportit të Progresit ka bërë të qartë të gjitha partive politike nevojën për themelimin sa më të shpejtë të institucioneve.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Raporti ka konfirmuar që legjislacioni kornizë ka vazhduar të avancohet në Kosovë. Kapacitetet hetimore të institucioneve të sundimit të ligjit kanë vazhduar të fuqizohen.

Në vitin 2013, Policia e Kosovës ka shkatëruar 7 grupe kriminale të përfshira në trafikimin me qenie njerëzore. Policia ka bashkëpunuar në 21 raste të hetimit ndërkombëtarë në fushën e luftimit të narkotikëve.

Qeveria ka miratuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit për luftimin e ekonomisë joformale, shpërlarje të parave dhe financimin e terrorizmit 2014-2018.

Drejtorati për mbrojtjen e dëshmitarëve është themeluar në kuadër të Policisë së Kosovës dhe tani ka 13 zyrtarë. Poashtu, në shtator 2013 është themeluar Komisioni për Mbrojtjen e Dëshmitarëve.

Nga 15 qershori, në kuadër të prokurorisë speciale Kosova ka marr kryesimin nga EULEX-i për trajtimin e rasteve të nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në kuadër të luftës kundër terrorizmit, institucionet e sundimit të ligjit kanë kanë ndërmarr operacionin e gjërë me afro 1000 policë që ka rezultuar në arrestimin e 40 individëve. Kosova ka përgatitur Ligjin për parandalimin e pjesëmarrjes në konfliktet jashtë territorit të Kosovës.

Sa i përket sistemit gjyqësor, Raporti ka konfirmuar që institucionet e sistemit të drejtësisë kanë zbatuar me në menyre efektive reformen strukturore të vitit 2013.

Me qëllim të fuqizimit edhe të mëtutjeshëm të pavarësisë së sistemit të drejtësisë, buxheti i Këshillit Gjyqësor i Kosovës dhe i Këshillit Prokurorial të Kosovës është rritur krahasuar me vitin 2013.

Tani më në Kosovë janë çertifikuar dhe licencuar 68 noterë dhe 14 përmbarues privat. Numëri i rasteve që janë referuar në qëndrat e ndërmjetësimit është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar, respektivisht 699 raste, krahasuar me 104 raste në vitin 2013.

Në fushën e administratës publike, Qeveria ka vazhduar me zhvillimin e kornizës legjislative në këtë fushë duke finalizuar Projektligjet: për Shërbimin Civil, për Procedurat Administrative si dhe Projektligjin mbi Pagat e Zyrtarëve të Lartë Publik.

Në anën tjetër, ka përfunduar hartimi i katalogut për vendet e punës në Shërbimin Civil të Kosovës, pasi që janë vlerësuar të gjitha propozimet e dërguara nga institucionet e Qeverisë në kuadër të procesit të klasifikimit të vendeve të punës.

Sa i përket zhvillimit  ekonomik, Qeveria ka vazhduar të implementoj politikat ekonomike që kontribuojnë në stabilitetin fiskal dhe makroekonomik. Rritja ekonomike ka arritur 3.4% në vitin 2013, krahasuar me 2.8% në vitin 2012. Bruto Produkti Vendor për kokë banori ka shënuar rritje nga 2,799 Euro në 2012 ne 2 935 Euro në 2013.

Deficiti tregtar ka rënë në 31.6% të GDP-s (2.5% më pak se në vitin 2012). Në vitin 2013, eksporti i mallrave ka performuar mirë duke u rritur për 6.34%. Investimet direkte të huaja kanë arritur 4.5% të GDP-s, krahasuar me 4.2% në vitin 2012.

Të nderuar,

Raporti i Progresit do te shërbej si dokument bazë për Qeverinë e Republikës së Kosovës në vazhdimin e reformave të gjithëmbarshme me qellim të përshpejtimit të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Unë në fund dëshiroj të falenderoj të gjitha partitë politike, si dhe institucionet në nivel qëndror dhe komunal për kontributin dhe punën e tyre në kuadër të agjendes Evropiane të Kosovës dhe si rezultat sot jemi vend i cili ka përmbyllur negociatat për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi dhe jemi në pragë të përmbylljes të procesit të liberalizimit të vizave.

Ju faleminderit për vëmendjen dhe tani ju ftoj për pyetje dhe përgjigje. 

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

7 Responses to " Konferenca për media për Raportin e Progresit 2014 "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/konferenca-per-media-per-raportin-e-progresit-2014/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/konferenca-per-media-per-raportin-e-progresit-2014/ […]

  3. David Bolno thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/konferenca-per-media-per-raportin-e-progresit-2014/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Here you can find 90267 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/konferenca-per-media-per-raportin-e-progresit-2014/ […]

  5. I every time used to study post in news papers but now as I am a user of internet therefore
    from now I am using net for posts, thanks to web.

  6. totomacau thotë:

    We stumbled over here from a different web page and thought I may as well check things out.
    I like what I see so now i’m following you. Look forward to finding out about your web
    page for a second time.

  7. … [Trackback]

    […] There you can find 71358 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/konferenca-per-media-per-raportin-e-progresit-2014/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *