Prishtinë, 16 dhjetor 2014 – Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet thirrjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian që Komisioni Evropian të paraqesë sa më shpejt që të jetë e mundur propozimin për nënshkrimin e Marrëveshjes Stabilizim Asocim, si një hap tejet i rëndësishëm përpara. Kjo është vlerësim i përpjekjeve të deritanishme, dhe rikonfirmon përkushtimin e BE-së që kjo marrëveshje e parë kontraktuale mes BE-së dhe Kosovës të nënshkruhet dhe të hyj në fuqi së shpejti.
Jemi të inkurajuar që Këshilli ka mirëpritur progresin e bërë deri më tani në procesin e Liberalizimit të Vizave. Kosova ka vazhduar të merret me të gjitha kërkesat e dialogut të Liberalizimit të Vizave dhe do të dyfishojë përpjekjet tani kur ka arritur pjesa përfundimtare. Kompletimi i këtij procesi do të lejoj që qytetarët e Kosovës më në fund ti bashkohen fqinjëve të tyre në mundësinë për të udhëtuar pa viza në vendet e BE-së, sa më shpejt që të jetë e mundur. Kosova do të angazhohet që të zvogëlojnë rreziqet nga migrimi i parregullt, tani dhe pas liberalizimit të vizave. Në këtë drejtim, bashkëpunimi rajonal është i rëndësisë kyçe.
Jemi të lumtur që Këshilli ka mirëpritur përfshirjen e Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore. Në këtë frymë, Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e BE-së drejt përfshirjes së Kosovës në të gjitha nismat dhe forumet ekzistuese për bashkëpunim rajonal.
Qeveria më tej riafirmon përkushtimin për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit dhe në këtë drejtim do të luajë rol aktiv në dialogun e lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ky proces ka nevojë për një rezultat të qartë që do të siguroj normalizimin e plotë të marrëdhënieve në formën e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme duke i lejuar dy shteteve të ndjekin rrugën e tyre drejt pa lënë mundësi të bllokadave për anëtarësimin në BE në të ardhmen.
Institucionet e Republikës së Kosovës do të përfundojnë hapat e nevojshme të mbetura që do të krijojnë kushtet për themelimin e Gjykatës së speciale në bazë të kërkesës së Task Forcës Hulumtuese Speciale. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë me EULEX-in me qëllim të përmbushjes me sukses të mandatit të këtij misioni. Kosova do të fokusohet në ngritjen e mëtejshme të kapaciteteve që do të çojnë në reforma të qëndrueshme në fushën e sundimit të ligjit, duke mirëpritur mbështetjen dhe asistencën financiare të BE-së, drejtuar për këtë qëllim.
Qeveria e Republikës së Kosovës pajtohet plotësisht me konkluzionet që fushat prioritare për reforma janë sundimi i ligjit, qeverisja ekonomike dhe reforma e administratës publike. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj reformave në këto fusha që janë të dizajnuara që të sjellin vendin më afër anëtarësimit në BE, dhe njëherësh u bën thirrje shteteve anëtare dhe institucioneve të BE-së që t’i ofrojnë Kosovës të gjitha instrumenteve në dispozicion për të adresuar çështjet prioritare sa shpejt të jetë e mundur.
Për fund, jemi të inkurajuar nga fakti që Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka përsëritur zotimin ndaj politikës së zgjerimit si një prioritet kryesor dhe se i kushton rëndësi të madhe kredibilitetit të këtij procesi. Jemi poashtu të kënaqur që Këshilli riafirmon zotimin e fuqishëm për perspektivën evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Last modified: 12 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/keshilli-i-be-se-perkrahe-nenshkrimin-e-msa-se/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/keshilli-i-be-se-perkrahe-nenshkrimin-e-msa-se/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/keshilli-i-be-se-perkrahe-nenshkrimin-e-msa-se/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/keshilli-i-be-se-perkrahe-nenshkrimin-e-msa-se/ […]
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/keshilli-i-be-se-perkrahe-nenshkrimin-e-msa-se/ […]
… [Trackback]
[…] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/keshilli-i-be-se-perkrahe-nenshkrimin-e-msa-se/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/keshilli-i-be-se-perkrahe-nenshkrimin-e-msa-se/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/keshilli-i-be-se-perkrahe-nenshkrimin-e-msa-se/ […]
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/keshilli-i-be-se-perkrahe-nenshkrimin-e-msa-se/ […]
… [Trackback]
[…] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/keshilli-i-be-se-perkrahe-nenshkrimin-e-msa-se/ […]