Prishtinë, 15 dhjetor 2014 – Ministri i Integrimit Evropian, Z. Bekim Çollaku priti në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greçisë në Kosovë Ambasadoren Konstantina Athanassiadou.
Ministri Çollaku e njoftoi Ambasadaroen Athanassiadou për planet dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar sa më shumë me agjendën Evropiane. Njëkohësisht, që të dy rikonfirmuan angazhimin për avancimin e relacioneve bilaterale në dimension politik, ekonomik, tregtar dhe shoqëror.
Ministri Çollaku shprehu mirënjohjen e tijë Ambasadores Athanassiadou për përkrahjen e Greqisë si partnere e rëndësishme për rajonin drejt ndërtimit të mardhënieve të mira fqinjësore, me theks të veçantë në procesin e integrimit evropian. Ndër të tjera Ministri Çollaku tha:“Kosova çmon mbështetjen që Greqia ka dhënë dhe po jep në ndërtimin e perspektivës Evropiane të vendit tone”.
Ambasadorja e Greqisë, Konstantina Athanassiadou vlerësoi të arriturat e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit Evropian dhe potencoi vazhdimin e mbështjetjes së Greqisë për t’i kontribuar integrimit të gjithë rajonit të Ballkanit në familjen Evropiane.
Në fund ministri Çollaku po ashtu shprehu përkushtimin e tijë për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona.
Last modified: 12 Gusht, 2022