Bruksel. 17 dhjetor 2014 – Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel Ministri Çollaku ka zhvilluar takim me z. Jean-Éric Paquet, Drejtorin për Ballkanin Perendimor nga Drejtorati i Përgjithshëm për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim në Komisionin Evropian.
Gjatë takimit, Ministri Çollaku foli me bashkëbiseduesin për të gjitha çështjet teknike të procesit të integrimit Evropian, dhe për agjendën e reformave për vitet e ardhshme. Ata diskutuan më gjerësisht rreth Marrëveshjes Stabilizim Asocim ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, mbështetjen Financiare të BE-së ndaj Kosovës në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarsimit (IPA), si dhe reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe çështje tjera të ndërlidhura me procesin e liberalizimit të vizave.
Last modified: 12 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-takon-drejtorin-per-ballkanin-perendimor-te-komisionit-evropian-z-jean-eric-paquet/ […]