Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Intensifikohet përkrahja Gjermane për procesin e integrimit evropian

14 Shtator, 2017

Prishtinë, 14 shtator, 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në vazhdën e takimeve njoftuese priti Drejtorin e GiZ për Kosovë, Z. James Macbeth Forbes.

Në takim u diskutua për projektet që Qeveria Gjermane, nëpërmjet GiZ ka realizuar në Kosovë, respektivisht në mbështetje të procesit te integrimit evropian. Me këtë rast u diskutua zbatimi i projekteve të gjerëtanishme dhe u konfirmua se efekti i tyre është shumë evident për ti kontribuar implementimit të objektivave.

Ministrja Hoxha e falënderoi z. Forbes për bashkëpunimin e gjerëtanishëm dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar GIZ-i për të mbështetur procesin e integrimit Evropian. Më saktësisht, forcimin e institucioneve nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve dhe strukturave administrative për të avancuar sa më shumë me implementimin e kritereve kyçe.

Nga ana e tij z. Forbes gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin dhe efikasitetin e dëshmuar nga Ministria e Integrimit Evropian dhe institucionet e linjës në menaxhimin dhe realizimin e projekteve të deritanishme me GiZ-in Gjerman.

Ministrja Hoxha njëkohësisht potencoi rëndësinë që ka edhe implementimi i fazës së tretë të projektit Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë – Faza III (2017 – 2020) i cili do të nënshkruhet sot, pasiqë ky do të jetë një motor shtytës në mbëtshtetje të prioriteteve të Qeverisë së Kosovës dhe zhvillimit të vendit.

Last modified: 10 Gusht, 2022

3 Responses to " Intensifikohet përkrahja Gjermane për procesin e integrimit evropian "

  1. click here thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/intensifikohet-perkrahja-gjermane-per-procesin-e-integrimit-evropian/ […]

  2. I loved as much as you will obtain carried out right here. The caricature is tasteful, your authored subject matter stylish. however, you command get got an shakiness over that you want be delivering the following. unwell without a doubt come further until now again since exactly the same nearly a lot continuously within case you defend this hike.

  3. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/intensifikohet-perkrahja-gjermane-per-procesin-e-integrimit-evropian/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *