Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Hapa të duhur me agjendën Evropiane dhe Liberalizimin e Vizave

19 Nëntor, 2013

Paris, 19 Nëntor 2013  – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Z. Bajram Rexhepi, gjatë vizitës në Paris kanë pasur një agjendë mjaftë të ngjeshur. Gjatë këtyre ditëve ata po takohen me zyrtarë të lartë shtetërorë të Qeverisë Franceze, Anëtarë të parlamentit Francez dhe Anëtarë të Parlamentit Evropian nga Franca. Nga të gjitha këto takime mesazhi primar që është pranuar nga zyrtarët Francezë është se Kosova është duke vepruar në mënyrë të duhur me agjendën Evropiane.

Vizitën e radhës Ministrja Çitaku dhe Ministri Rexhepi e patën në Komisionin për Çështje Evropiane në Senatin Francez, ku me këtë rast u shkëmbyen ide dhe përvoja se si Kosova mundë të avancoj sa më shumë në këtë proces. Anëtarët e Komisonit Francez dhanë mendimet e tyre se si Kosova vazhdon të ketë një bashkëpunim të mirë me anëtarët e Komisonit parlamentar për Integrim Evropian. Duke marrë parasysh konsensusin me të gjitha partitë politike në vend për procesin e Integrimit Evropian, ky bashkëpunim mund të avancohet dhe intensifikohet për ti konribuar sa më shumë procesit. Poashtu, Senatorët Francezë përgëzuan të dy Ministrat për mbajtjen e zgjedhjeve të para të lira, për herë të parë në mbarë territorin e Republikës së Kosovës si dhe mbarëvajtjen e tyre.

Takimi i radhës i dy Ministrave Kosovarë ishte me Drejtorin e Pergjithshëm të imigracionit pranë Ministrisë së punëve të brendshme Z. Luc Derepas, ku me këtë rast u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, migracionin Kosovar në Francë,  përkushtimin dhe hapat që Qeveria e Kosovës është duke i marrë për të parandaluar nivelin e migrimit të Kosovarëve në shtetet e zonës Schengen. Z. Derepas, foli më në detaje për gjendjen aktuale me azilkërkuesit Kosovarë në Francë dhe bëri thirrje për qytetarët e Kosovës që të mos bien pre e kontrabandistëve dhe përfituesve tjerë të rrejshëm për një përspektivë më të mirë për të emigruar në Francë sepse Franca si shtetet tjera të zonës Schengen nuk e pranon arysetimin për azil për qytetarët e Kosovës për faktin se në Kosovë qytetarët nuk janë të kërcënuar dhe siguria është në nivel të respektueshëm, prandaj edhe azili në Francë do të ju refuzohet.

Last modified: 15 Gusht, 2022

8 Responses to " Hapa të duhur me agjendën Evropiane dhe Liberalizimin e Vizave "

  1. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/hapa-te-duhur-me-agjenden-evropiane-dhe-liberalizimin-e-vizave/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 2495 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/hapa-te-duhur-me-agjenden-evropiane-dhe-liberalizimin-e-vizave/ […]

  3. Dan Helmer thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/hapa-te-duhur-me-agjenden-evropiane-dhe-liberalizimin-e-vizave/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/hapa-te-duhur-me-agjenden-evropiane-dhe-liberalizimin-e-vizave/ […]

  5. Hvid thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/hapa-te-duhur-me-agjenden-evropiane-dhe-liberalizimin-e-vizave/ […]

  6. tornado vape thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/hapa-te-duhur-me-agjenden-evropiane-dhe-liberalizimin-e-vizave/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/hapa-te-duhur-me-agjenden-evropiane-dhe-liberalizimin-e-vizave/ […]

  8. land slot88 thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/hapa-te-duhur-me-agjenden-evropiane-dhe-liberalizimin-e-vizave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *