Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Fjalimi i Ministres Çitaku në Kuvend për Projektligjin për Prokurimin Publik

6 Shkurt, 2014

I nderuari Kryetar i Kuvendit,
Të nderuar deputet,

Ju drejtohem sot lidhur me miratimin e Projektligjit për plotësim ndryshim të Ligjit për Prokurim Publik dhe ndërlidhjen e tij me procesin e negociimit të Marrëveshjes Stabilizim Asociimi.

Gjatë vitit 2012, Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik duke pas parasysh impaktin financiar dhe ekonomik të cilin aktivitetet e prokurimit publik kanë në kuadër të ndërmarrësisë së sektorit privat në Kosovë, ka inicuar debatin rreth ofrimit të incentivave dhe përkrahjes së komunitetit të biznesit në kuadër të aktiviteteve të prokurimit publik.

Pas një debati gjithpërfshirës me komunitetin e biznesit, Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik me 18 dhjetor 2012 ka vendosur që të krijoj incentiva për ndërmarrjet vendore përmes krijimit të favorizimeve në kuadër të aktiviteteve të prokurimit publik.

Një vendim i tillë është bazuar në nevojën për të mbështetur prodhimet vendore dhe për të krijuar incentiva të përkohshme për stimulimin e rritjes ekonomike.

Një gjë e tillë ka kërkuar plotësim ndryshimin e Ligjit për Prokurim Publik dhe puna teknike pas 18 dhjetorit 2012 ka filluar në plotësim ndryshimin e Ligjit për Prokurim Publik.

Nga ana tjetër, gjatë vitit 2013 kanë filluar negociatat për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi. Sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian favorizimet e prodhimeve vendore bazuar në origjinen e produktit nuk lejohen. Ky është edhe themel i tregut të brendshëm të Bashkimit Evropian.

Sidoqoftë, duke marr parasysh nevojen për stimulimin e rritjes ekonomike në Kosovë, krijimin e incentives për prodhuesë vendorë dhe precedentë paraprak të vendeve të tjera në kuadër të procesit negociator të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi – me ç’rast janë lejuar favorizime të këtilla, institucionet tona kanë vendosur që të negociiojm një periudhë tranzitore për aplikimin e favorizimit të ndërmarrjeve vendore në kuadër të aktiviteteve të prokurimit publik.

Në këtë kontekst, gjatë procesit negociator të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi ne jemi dakorduar per periudhen tranzitore të favorizimit të ndërmarrjeve vendore në kuadër të aktiviteteve të prokurimit publik.

Favorizimi i këtill është kufizuar me favorizim në bazë të kriterit të ofertës më të favorshme ekonomike dhe kriterit të çmimit më të ulët të ofruar, gjegjësisht 10 pikë favorizim në ofertë më të favorshme dhe 15% në favorizim të çmimit të ofruar nga prodhues vendor.

Së fundi, jam informuar që Kuvendi ka pranuar një letër nga Shefi i EULEX-it i cili ka njoftuar Kuvendin që Projektligji për plotësim ndryshim të Ligjit për Prokurim Publik nuk është në harmoni me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

I nderuari Kryetar i Kuvendit,
Të nderuar deputet,

Që nga fillimi i këtij procesi ne kemi qene plotësisht të vetëdijshëm që plotësim ndryshimi i Ligjit për Prokurim Publik nuk është në harmoni me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Sidoqoftë, më lejoni të bëjë një gjë shumë të qartë në kapacitetin tim si Kryenegociatore e Marrëveshjes Stabilizim Asociimi.

Une kam obligim që të kujdesem jo vetëm a është një gjë në harmoni apo jo me legjislacionin e Bashkimit Evropian, por të negociioj një marrëveshje e cila është sa më e favorshme për vendin tonë, për ekonominë tonë dhe për ndërmarrjet tona.

Po ashtu, duhet nënvizuar shumë qartë që në nga fillimi i këtij procesi kemi insistuar që kjo është vetëm masë e përkohshme që ka për qëllim stimulimin e rritjes ekonomike dhe në këtë drejtim ne edhe kemi negociuar një periudhë tranzitore me Bashkimin Evropian.

I nderuari Kryetar i Kuvendit,
Të nderuar deputet,

Në këtë kontekst, ju ftoj që sa më shpejt të procedoni për miratim Projektligjin për plotësim ndryshim të Ligjit për Prokurim Publik.

Një gjë e tillë do të përbënë përkrahje të fuqishme për ekonominë dhe ndërmarrjet tona.

Ju faleminderit për vëmendje.
 

Last modified: 15 Gusht, 2022

7 Responses to " Fjalimi i Ministres Çitaku në Kuvend për Projektligjin për Prokurimin Publik "

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/fjalimi-i-ministres-citaku-ne-kuvend-per-projektligjin-per-prokurimin-publik/ […]

  2. superkaya88 thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/fjalimi-i-ministres-citaku-ne-kuvend-per-projektligjin-per-prokurimin-publik/ […]

  3. Exosome thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/fjalimi-i-ministres-citaku-ne-kuvend-per-projektligjin-per-prokurimin-publik/ […]

  4. Aliki thotë:

    Can I just say what a relief to find someone who truly understands what they’re
    discussing over the internet. You definitely realize how to bring a problem to
    light and make it important. More people
    have to read this and understand this side of your story.
    I was surprised you’re not more popular since you certainly possess the gift.

  5. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/fjalimi-i-ministres-citaku-ne-kuvend-per-projektligjin-per-prokurimin-publik/ […]

  6. … [Trackback]

    […] There you can find 98484 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/fjalimi-i-ministres-citaku-ne-kuvend-per-projektligjin-per-prokurimin-publik/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/fjalimi-i-ministres-citaku-ne-kuvend-per-projektligjin-per-prokurimin-publik/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *