Integrimi Evropian

Fillon puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare për komunikimin e procesit të Integrimit Evropian

15 Shtator, 2016

Prishtinë, 15 shtator 2016 – Ministria e Integrimit Evropian me mbështetje të organizatës gjermane GIZ, ka filluar punën  për hartimin e  Strategjisë Kombëtare për komunikimin e procesit të Integrimit Evropian.

Në takimin e sotëm me zyrtarë për informim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, po zhvillohet diskutimi i parë për sfidat në kontekst të komunikimit dhe u dhanë rekomandimet e para për përmbajtjen e strategjisë.

Me këtë rast zëvendësministri i Integrimit Evropian z.Ramadan Ilazi, ka thënë se Strategjia Kombëtare për komunikimin e procesit të Integrimit Evropian do të jetë gjithëpërfshirëse. “Strategjia do të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo vetëm një dokument i Qeverisë sepse integrimi evropian është interes i shtetëror dhe aspiratë e popullit të Kosovës. Prandaj jam i bindur se do të kemi bashkëpunim edhe me akterët joqeveritar në rritjen e informimit dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e integrimit evropian”, ka thënë zëvendësministri Ilazi.

Më tej zëvendësministri Ilazi, shtoi se përmes strategjisë synohet që të menaxhohen më mirë pritjet e qytetarëve për procesin e  integrimit evropian dhe të përmirësohet koordinimi ndërinstitucional për informimin e qytetarëve lidhur me procesin e integrimit evropian sepse kjo do të ndihmoj edhe në ngritjen e besimit në këtë proces.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

One Response to " Fillon puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare për komunikimin e procesit të Integrimit Evropian "

  1. special info thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/fillon-puna-per-hartimin-e-strategjise-kombetare-per-komunikimin-e-procesit-te-integrimit-evropian/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *