Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Estonia mbështet fuqishëm agjendën evropiane të Kosovës

14 Prill, 2016

Prishtinë, 14 prill 2016 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi, ka pritur sot në takim një delegacion me zyrtarë të lartë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Estonisë të kryesuar nga z. Mart Laanemae, nënsekretarë për Marrëdhënie Evropiane dhe Transatlantike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Estonisë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për agjendën evropiane të Kosovës e në mënyrë të veçantë për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA)  si dhe për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Zëvendësministri Ilazi, fillimisht falënderojë delegacionin estonez për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Estonisë i ka ofruar Republikës së Kosovës si dhe e vlerësoi bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve.

Më tej i informoi për angazhimin e institucioneve në drejtim të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave duke theksuar se Kosova ndodhet në një fazë vendimtare sa i përket këtij procesi pasi ka përmbushur kriteret e përcaktuara.

Po ashtu zëvendësministri Ilazi, nënvizoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për zbatimin e MSA-së brenda afateve të përcaktuara.

Ndërkaq nënsekretari për Marrëdhënie Evropiane dhe Transatlantike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Estonisë, z. Mart Laanemae, rikonfirmoi mbështetjen e shtetit të tij ndaj agjendës evropiane të Kosovës përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

4 Responses to " Estonia mbështet fuqishëm agjendën evropiane të Kosovës "

  1. 주식 thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you will find 81097 additional Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/estonia-mbeshtet-fuqishem-agjenden-evropiane-te-kosoves/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/estonia-mbeshtet-fuqishem-agjenden-evropiane-te-kosoves/ […]

  3. pgslot thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/estonia-mbeshtet-fuqishem-agjenden-evropiane-te-kosoves/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/estonia-mbeshtet-fuqishem-agjenden-evropiane-te-kosoves/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *