Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

‘Diskutohet progresi ne transport, mjedis dhe energji’

14 Janar, 2014

Prishtinë, 14 janar 2014 – Sot u mbajt takimi i radhës i Komisionit Ekzekutiv “Infrastruktura” , që mbulon sektorët e Transportit, Mjedisit, Energjisë dhe Zhvillimit Rajonal. Takimi është kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se Infrastrukturës z. Besnik Hajdari si dhe bashkëkryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se Integrimit Evropian z. Demush Shasha. Në këtë takim, përveç institucioneve vendore, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e Zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovë.   Qëllimi i takimit ishte diskutimi i të gjeturave në Raportin e Progresit 2013 si dhe veprime e ndërmarra nga Ministritë e Linjave në drejtim të implementimit të sfidave që derivojn nga Raporti i Progresit.   Në këtë kontekst, është vlerësuar progresi në sektorin e energjisë sa i përket përafrimit te legjislacionit primar dhe sekondar me acquis-in e BE-së. Veçanërisht notë pozitive ka marr zbatimi i mëtejme i akteve ligjore në fushën e energjisë elektrike, naftës, sigurisë bërthamore dhe mbrojtjes nga rrezatimi.. Po ashtu, është kërkuar që ti kushtohet theks i veçantë sigurisë se furnizimit me energji elektrike si dhe procesit për dekomisionin e Kosovës A.   Gjithashtu, në sektorin e transporti është vlerësuar pozitivisht përafrimi i legjislacionit me acquis-in e BE-se. Megjithatë, është kërkuar që të ndërmerren hapa të përshpejtuar që Ligji mbi Agjensionin për Shërbimet e Navigacionit Ajror të kaloj në një afat sa me te shpejt kohor si dhe miratimit të strategjisë sektoriale. Nder të tjera, është kërkuar që të shtohen përpjekjet e institucioneve përgjegjëse në drejtim të përmirësimit të sigurisë rrugore, fuqizimit të rregullatorëve si dhe vëmendje e veçantë sa i përket shtimit të investimeve në sektorin e hekurudhave.   Sa i përket mjedisit, është vlerësuar se zhvillimet legjislative në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike kane qene pozitive, por ende mbeten të kufizuara në raport me kërkesat e acquis të BE-së. Është konkluduar se prioritet aktual mbetet avancimi dhe përafrimi i kornizës ligjore me acquis-in e BE-së si dhe miratimi i strategjive në sektorin e mjedisit. Nder te tjera është kërkuar qe të fuqizohen edhe me tej kapacitet administrative për të zbatuar legjislacionin si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror. Gjithashtu, ka qene vlerësim i përgjithshëm që të intensifikohen përpjekjet në kontekst të krijimit të një mekanizmi efikas financiar i cili do të siguronte investimet në projektet mjedisore.   Sa i përket zhvillimit rajonal, është vlerësuar pozitivisht progresi ne këtë sektor duke përfshirë ndërlidhjen e prioriteteve ekonomike nder-komunale si dhe përmirësimin e bashkëpunimit në mes të nivelit komunal me nivelin qendror. Po ashtu, është vlerësuar si jashtëzakonisht e rëndësishme vazhdimi i asistencës se BE-së në drejtim te zhvillimit ekonomik rajonal si dhe bashkëpunimit ndërkufitar.

Last modified: 15 Gusht, 2022

7 Responses to " ‘Diskutohet progresi ne transport, mjedis dhe energji’ "

  1. Tendermeetups thotë:

    Do you have a spam problem on this blog; I also am a blogger, and I
    was wanting to know your situation; we have developed some nice methods
    and we are looking to exchange techniques with other folks, be sure to shoot
    me an email if interested.

  2. 다시보기 thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you will find 97241 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-progresi-ne-transport-mjedis-dhe-energji/ […]

  3. I’ve been browsing on-line more than 3 hours today, yet I by no means found any attention-grabbing article like yours.
    It is pretty price enough for me. In my view, if all site
    owners and bloggers made just right content material
    as you did, the net will probably be much more helpful than ever
    before.

  4. If you wish for to take a great deal from this paragraph then you have to apply such methods to your won webpage.

  5. What a data of un-ambiguity and preserveness of precious familiarity regarding unexpected feelings.

  6. This is the right site for anybody who really wants to understand this topic.

    You understand a whole lot its almost tough to
    argue with you (not that I personally would want to…HaHa).
    You definitely put a brand new spin on a
    subject that’s been written about for a long time.
    Wonderful stuff, just great!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *