Prishtinë, 24. prill2014 – Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian organizuan takimin e Komisionit Ekzekutiv ‘Infrastruktura’ që përfshin këto fusha:
1. Transportin;
2. Mjedisin;
3. Energjinë; dhe
4. Zhvillimin Rajonal.
Gjatë takimit, Ministria e Integrimit Evropian prezantoj draft kontributin për Raportin e Progresit 2014. Pjesëmarrësit u dakorduan për progresin e arritur sipas fushave në vijim:
Transporti – u konfirmua progresi i arritur në fushën e legjislacionit primar dhe sekondar. Sa i përket zhvillimeve institucionale është shënuar progres në kontekst të ngritjes së kapaciteteve profesionale si dhe bashkëpunimit rajonal përmes pjesëmarrjes në takimet e ndryshme rajonale dhe evropiane. Për më tepër, është konfirmuar progresi në fushën e transport rrugor, përkatësisht përfundimi i autostradës Morine –Merdare (R7) si dhe është shpallur fituesi i ndërtimit të autostradës Prishtine-Hani i Elezit (R6). Po ashtu, në fushën e aviacionit civil ndër të tjera është konfirmuar si zhvillim shumë pozitiv hapja e hapësirës e lartë ajrore të Kosovës.
Mjedisi – u konfirmua progresi substancial sa i përket miratimit të legjislacionit primar, sekondar si dhe avancimi i kornizës së dokumenteve strategjike. Përveç miratimit të strategjive në nivel nacional, është shënuar progres edhe sa i përket miratimit të planeve zhvillimore komunale. Po ashtu, është konfirmuar progresi sa i përket ngritjes së kapaciteteve profesionale si dhe avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit evropian përmes publikimit të dhënave mjedisore në agjencitë e ndryshime evropiane. Për më tepër, është vlerësuar pozitivisht ndërmarrja e një vargu masash të suksesshme nga inspektorët e MMPH-së.
Energjia – u konfirmua progresi i arritur në fushën e legjislacionit sekondar dhe zhvillimit të politikave strategjike. Sa i përket zhvillimeve institucionale është shënuar progres në kontekst të ngritjes së kapaciteteve profesionale si dhe bashkëpunimit rajonal përmes nënshkrimit të marrëveshjes për energjinë. Për më tepër, është lëshuar nga ENTSO-E për Kosovën kodi i tipit Y. Ndër të tjera, është vlerësuar pozitivisht fillimi i procesit të dekomisionimit me vendim të ri të qeverisë dhe ka progres tek projekti i kogjenerimit ( Termokos-Kosova B).
Zhvillimi Rajonal – u konfirmua progresi i arritur përmes nënshkrimit të marrëveshjes për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar (BNK) për vitet 2012 dhe 2013. Për më tepër, është shënuar progres, sa i përket programit të bashkëpunimit ndërkufitar me Maqedoninë. Po ashtu, është vlerësuar pozitivisht përgatitja e 3 programeve për programimin shumëvjeçar të bashke punimit ndërkufitar 2014-2020 (IPA II).
Kontributi për Raportin e Progresit do të i dorëzohet Komisionit Evropian zyrtarisht me 2 maj 2014. Kjo do të përbënë kontributin e parë të institucioneve për vitin 2014, ndërsa kontributi i dytë dhe final do të dorëzohet me 1 shtator 2014.
Last modified: 12 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-progresi-ne-fushen-e-mjedisit-transportit-dhe-energjise/ […]