Prishtinë, 19 nëntor 2012. – Prishtinë, 19 nëntor 2012. – U mbajt takimi i grupit punues sektorial për koordinimin e donatorëve në fushën e mjedisit. Në takim morën pjesë donatorët të cilën përkrahin këtë sektor si dhe zyrtarë nga MMPH dhe MSH pasi që shëndetësia është pjesë e grupit punues sektorial të mjedisit.Qëllimi i takimit ishte prezantimi i ndryshimeve legjislative gjatë vitit 2012 në sektorin e mjedisit, informim mbi aktivitetet e rëndësishme në fusha të caktuara, që kanë ndodhë gjatë këtij viti, si: krijimi i fondit të mjedisit, mbrojtja e lumenjve, transpozimi i direktivave të BE-së në legjislacionin e fushës së ndërtimit dhe banimit dhe zbatimi i tij, zbatimi i legjislacionit lidhur me zonat e veçanta të mbrojtura – plani i menaxhimit për qendrën historike të Prizrenit dhe zonave tjera, si dhe prezantimi i prioriteteve që kërkojnë financim nga ana e donatorëve në fushat e lartëpërmendura. Zyrtarët nga sektori i shëndetësisë informuan për zhvillimet e fundit në këtë sektor, me theks të veçantë në shëndetin publik.
Donatorët prezantuan aktivitetet e tyre të reja, gjegjësisht projektet që do të fillojnë në vitin 2013 dhe u zotuan se do të vazhdojnë me përkrahjen e tyre në bashkëpunim të ngushtë me institucionet.
Në takim gjithashtu u diskutua edhe për përparësitë dhe dobësitë e deritanishme të grupeve punuese sektoriale dhe nën-sektoriale. Në këtë aspekt, donatorët kërkuan që të vazhdohet me mbajtjen e rregullt të grupeve punuese sektoriale dhe nën-sektoriale. Ndërkaq, MMPH, MSH dhe MIE siguruan donatorët që mekanizmi për koordinimin e donatorëve do të respektohet nga të gjithë dhe do të përmirësohen dobësitë kudo që janë hasur.
Me mbajtjen e këtij takimi fillon raundi i dytë i mbajtjes së grupeve punuese sektoriale, për vitin 2012, ku këto takime kanë për qëllim që të informojnë komunitetin e donatorëve për zhvillimet që kanë ndodhë në secilin sektor gjatë vitit 2012 si dhe shpalosjen e prioriteteve që kërkojnë përkrahjen e donatorëve, për vitin 2013 e tutje.
Last modified: 17 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-koordinimi-i-donatoreve-ne-fushen-e-mjedisit/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-koordinimi-i-donatoreve-ne-fushen-e-mjedisit/ […]