Bruksel, 4-5 shtator 2013 – Në Bruksel u mbajt takimi koordinues ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian në kuadër të finalizimit të Raportit të Progresit 2013 dhe përgatitjeve për fillimin e negociatave për MSA.
Gjatë takimit, u diskutuan të gjeturat dhe rekomandimet e draft Raportit të Progresit për vitin 2013. Në veçanti u diskutua progresi dhe sfidat në kuadër të kritereve politike, ekonomike dhe standardeve Evropiane. Diskutim i veçantë u zhvillua rreth permbushjes së kritereve afatmesme të Studimit të Fizibilitetit.
Poashtu gjatë vizitës, u diskutua edhe progresi për nisjen e negociatave për MSA dhe hapat organizativ te radhës rreth negociimit të MSA-së.
Delegacioni i Kosovës ka qenë i udhëhequr nga dy negociatorët e emëruar, z. Gëzim Kasapolli, Zëvendës Ministër i Integrimit Evropian dhe z. Bernard Nikaj, Zëvendës Ministër i Tregtisë dhe Industrisë.
Last modified: 16 Gusht, 2022