Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Besimi që kemi pasur për Kosovën ka dalë të jetë pozitiv, nuk jemi zgjënjyer kurrë me Kosovën

3 Shtator, 2013

Prishtinë, 3 shtator 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti sot në takim Ministrin Francez të ngarkuar për Çështje Evropiane, Z. Thierry Repentin, me të cilin biseduan për punën që është bërë rreth përgatitjeve për negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), edhe për avancimin e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Në takim, më në detaje u diskutua për fillimin e negociatave për MSA dhe për punën e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës në kuadër të përgatitjeve për fillimin e negociatave. Ministrja Çitaku nënvizoj rëndësinë që ka MSA-ja për Kosovën si mjet i ankorimit të rrugës Evropiane të Kosovës dhe një reforme të qëndrueshme mbarështetërore.

Ndërsa, për procesin e liberalizimit të vizave, Ministrja Çitaku njoftoi Ministrin Repentin për rrjedhën e plotësimit të rekomandimeve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave, bashkëpunimin rajonal dhe përmirësimin e raporteve ndërfqinjësore si kriter për avansim me integrimin Evropain.

Ministrja Çitaku tha:” Pata nderin dhe kënaqesinë e veçantë që sot të jem nikoqire e Ministrit për Çeshtje Evropiane të Republikës së Francës. Franca ka qenë vend mik i Kosovës dhe ka qëndruar pranë Kosovës në momentet më të vështira përgjatë rrugëtimit tonë për liri, barazi dhe për demokraci.

Franca ka qenë një ndër vendet e para që ka mbështetur Pavarësine e Kosovës, dhe është një ndër mbështetset më të mëdha të Kosovës Evropiane. Une e di shumë mirë që sot nuk është shumë e lehtë që të jesh kampion i procesit të zgjerimit në një kohë kur BE-ja po kalon nëpër turbulencat e saja të brendshme, mirëpo Kosova dhe vendet e Ballkanit përëndimorë gjithmonë kanë mundur të llogarisin në mbështetjen e Francës për përpjektet tona për t’ju bashkangjitur familjës Evropiane.

Une e njoftova ministrin Repetin se agjenda Evropiane është agjenda më konsesuale në Republikën e Kosovës, ështe agjenda që bashkon tërë spektrin politik dhe atë etnik. E sigurova ministrin se Kosova do të prodhoj argumente të mjaftueshme përmes së cilave Francës do i bëhet më e lehtë përpjekja e saj për të bindur këdo që ka nevojë se Kosova e meriton të jetë anëtare e familjes Evropiane. Ne nuk kërkojmë rrugë të shkurtër, ne nuk kërkojme nga BE që të mbyll sytë, ne kërkojmë që BE-ja të vlerësoj punën që po bëjmë bashkarisht në përmbushjen e kritereve, qoftë nga studimi i fizibilitetit qoftë nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.

Është e qartë se procesi i zgjerimit bazohet në mësimet e marra dhe përvojat e mëhershme të zgjerimit janë shëndërruar në kritere për vendet që tani aspirojnë të jenë pjesë e familjes evropiane. Kjo në asnjë moment nuk na ka dekurajuar përkundrazi, ka rritur mobilizimin tonë në përmbushjen e kritereve dhe detyrimeve në kontekst të Integrimit Evropian dhe jo në ate vetëm. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë luan rol fundamental, fqinjësia e mirë është një ndër parimet themelore politike të cilat një shtet duhet ti përmbush nëse synon të jetë pjesë e familjes evropiane.

Poashtu, e sigurova ministrin Repentin se Kosova do të përmbush të gjitha detyrimet që dalin nga marrëveshja historike e 19 prillit, dhe 19 prilli është vetëm fillimi i normalizimit të marrëdhënieve e jo fundi i tij.  Normalizimi i plotë do të ndodhë ditën kur Kosova dhe Serbia do të ulën si dy vende të barabarta në tavolinën e përbashkët të familjes Evropiane.

Edhe njëherë ministër mirë se ke ardhur, dhe ju falemnderoj shumë për mbështetje të vazdhueshme që po i jepni Kosovës dhe rajonit.” Përfundoi Ministrja Çitaku.

Ndërsa, Ministri Francez për Çështje Evropiane, Z. Repentin tha se: “Franca është dukur më pak e pranishme në Ballkan se që ishte më parë por pjesëmarrja e Kryetarit Hollande në samitin e Bërdos në Slloveni, në korrik tregon bindjen e tij që Evropa nuk mund të jetë pa praninë e ballkanit perëndimor. Marrëdhënjet bilaterale ndërmjet Francës dhe Kosovës vetëm se do të vazhdojnë të thellohen dhe do të kenë një realitet më të fortë se në të kaluarën, si në pikëpamje politike, diplomatike ashtu edhe ekonomike. Pra, kjo është arsyeja pse pas samitit të Bërdos Kryetari Hollande ka emrëruar z. Alan Richard, Emisar për Çështje Ekonomike në Ballkan, ish – Ministrin e Mbrojtjes. Pas kësaj, në takimin e fundit, Kryetari Hollande ka biseduar edhe me Presidenten e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga për çështje të ndërsjella dhe dialogun që ka filluar ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë. Poashtu, duhet theksuar se marrëveshjen e 19 prillit, ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë, e kemi parë si një akt të guximshëm për punën që është bërë nga dy kryeministrat e që e konsiderojmë si një marrëveshje historike.

Me këtë rastë, ne edhe mund të bëjmë një parale me dhjetëvjeçarët e mëhershëm që kanë bërë Franca dhe Gjermania pas luftës së dytë botërore duke fshirë të kaluarën e dhimbshme të tyre për ti vënë bashkë mjetet e tyre për ti bërë të pandashëm në të ardhmen.  Pra, ne mund të bëjmë një paralele me Ballkanin dhe këtë pjesë të botës dhe për Evropën. E kaluara e ka treguar vehten në momente të lumtura dhe në momentet më të dhimbshme. Ne kemi nevojë për ballkanin e qetësuar ku shtetet punojnë së bashku, që të tregon nëse e dëshirojnë me vullnetin e tyre të hyjnë në klubin e 28 shteteve anëtare duke e ditur që vendi i njëzetë e tetë është vend I këtij rajoni, ne konsiderojmë që nuk është ndoshta i fundit i ballkanit por i tregon rrugën disa vendeve, posaçërisht rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Më tutje dua të potencoj se rruga është e vështirë dhe do të kërkoj nga Qeveria marrjen e shumë reformave strukturale të cilat ndoshta do të jenë të vështira kur dihet mirë se qytetarët presin përgjigje të shpejta dhe të drejtëpërdrejta. Sepse Kosova ka një të kaluar të vështirë që duhet të shihen vendimet nga një spektër më i largët. Ato janë vendime që duhen të projektohen për ti parë përgjigjet më vonë, pra, pas disa viteve. Për këtë çështje unë jamë absolutisht me ju në vështirësitë e kësaj detyre që është para jush e cila e kuptova që jeni të përkushtuar dhe që është një agjendë konsensuale në tërësi. Disa pika nga agjenda evropiane do të jenë shumë të shikuara nga anëtarët e bashkimit Evropian vende të cilat duan ta mbështesin Kosovën me arritjet drejt bashkimit Evropian.

Shihet që vërtetë keni bërë shumë përparime, dhe jam i bindur që do të vazhdoni me këtë ritëm që do të thotë se kjo është ajo që do jetë një shtytje për të shkuar përpara. Unë jam i vetëdijshëm që ju jeni të angazhuar në këtë çështje. Si dhe, qëndrimi i Qeverisë Franceze është që duhet të thellohet edhe më tutje bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona, sepse besojmë që marrëdhënjet tona mund të kontribuojnë edhe më shumë në këtë drejtim.

Megjithatë, një çëshjte të cilën mjaft kemi biseduar është edhe çështja e azilkërkuesve nga Kosova në Francë, sepse është vërejtuar një rritje e këtyre kërkesave për azil politik në Francë, e që ne mendojmë se nuk kanë bazë për kërkim të azilit të disa burrave dhe grave nga Kosova. Ne e dijmë që arsyet janë tjera por duhët që së bashku, ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Francës të luftojmë  këtë kriminalitet që po e shfrytëzon dëshpërimin dhe varfërinë e disa qytetarëve tuaj duke ju premtuar një të ardhme të mrekullueshme, të ndrishtme por në anën tjeter i kerkojnë shuma të mëdha parashë. Kur kuptohet se këta përsona do të rikthehen në vendlindjen e tyre sepse shumica absolute e tyre marrin përgjigje negative.

Gjithashtu, dua të shtoj se pika e dytë është bashkëpunimi regjional. Çështjen e dialogut me Beogradin për ti normalizuar marrëdhënjet ndërmjet jush. Dhe këtu e përshëndes vizionin e kryeministrit për ti tejkaluar hidhërimet, armiqësitë, për të ndërtuar një të ardhme më të qetë dhe më paqësore. Posaçërisht I përshëndes marrëveshjet e fundit siç është marrëveshja për zgjedhjet komunale, që ka për qëllim të sigurohet secili qytetarë që te mund të votojë me fletëvotimet, dhe të tregoj që ky është vullnet i Qeverisë së Kosovës për ta integruar tërë popullatën.

Unë dua ta përfundoj me një temë siç e tha edhe kryeminsitri i juaj më herët që Franca gjithmonë kishte pasur besimin tek Kosova në momentet e saja historike. Pra, për Francën, besimi që kemi pasur për Kosovën ka dalë të jetë pozitiv, nuk jemi zgjënjyer kurrë me Kosovën. Si Ministër i Çështjeve Evropiane po e përsëris çështjen e besimit që kemi për ju sepse është e rëndësishme.” Tha krejt në fund Ministri Repentin. – See more at: https://www.mei-ks.net/sq/lajmet-mei/besimi-qe-kemi-pasur-per-kosoven-ka-dale-te-jete-pozitiv-nuk-jemi-zgjenjyer-kurre-me-kosoven#sthash.FaTwDTvY.dpuf

Last modified: 16 Gusht, 2022

3 Responses to " Besimi që kemi pasur për Kosovën ka dalë të jetë pozitiv, nuk jemi zgjënjyer kurrë me Kosovën "

  1. พรมรถ thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you will find 85297 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/besimi-qe-kemi-pasur-per-kosoven-ka-dale-te-jete-pozitiv-nuk-jemi-zgjenjyer-kurre-me-kosoven/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/besimi-qe-kemi-pasur-per-kosoven-ka-dale-te-jete-pozitiv-nuk-jemi-zgjenjyer-kurre-me-kosoven/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/besimi-qe-kemi-pasur-per-kosoven-ka-dale-te-jete-pozitiv-nuk-jemi-zgjenjyer-kurre-me-kosoven/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *