Integrimi Evropian

Diplomatët evropian përkrahin procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët

5 Prill, 2016

Prishtinë, 5 prill 2016 – Ministri i Integrimit Evropian ka pritur sot në takime të ndara ambasadoren e Holandës në Kosovë znj.Gerrie Willems, ambasadorin e Italisë z. Andreas Ferrarese si dhe ambasadorin e Hungarisë z. Laszlo Markusz, me të cilët ka biseduar për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Gjatë takimeve me diplomatë evropian, ministri Çollaku ka vlerësuar përkrahjen e deritanishme dhe ka shprehur bindjen se përkrahja e këtyre shteteve nuk do të mungojë as në këtë fazë kur po i afrohemi vendimmarrjes sa i përket liberalizimit të vizave.

“Ne kemi dëshmuar përkushtim në këtë proces duke përmbushur të gjitha obligimet e përcaktuara. Jam i bindur se puna jonë do të vlerësohet drejtë dhe do të pasojë  me një vendim meritor që do t’i mundësonte qytetarëve tanë lëvizje pa viza në Zonën Schengen. Si udhëheqës i këtij procesi besojë se do të kemi mbështetjen e shteteve mike që kjo çështje të përmbyllet suksesshëm dhe sa më parë”, ka thënë ministri Çollaku gjatë këtyre takimeve.

Nga ana tjetër ambasadorët, shprehën gatishmërinë e shteteve të tyre për të vazhduar me mbështetje ndaj agjendës evropiane të Kosovës e posaçërisht për procesin e liberalizimit të vizave.

Last modified: 10 Gusht, 2022

One Response to " Diplomatët evropian përkrahin procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët "

  1. gun store thotë:

    … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diplomatet-evropian-perkrahin-procesin-e-liberalizimit-te-vizave-per-kosovaret/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *