Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Dialogu për Liberalizim të Vizave me BE: Ministrja Ҫitaku dhe Minsitri Rexhepi takohen me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian në Bruksel

16 Qershor, 2014

Bruksel, 16 qershor 2014 – Sot u mbajt takimi i katërt i zyrtarëve të nivelit të lartë në kuadër të Dialogut për Liberalizim të Vizave mes Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian. Delegacionin e Qeverisë së Kosovës në këtë takim e udhëheqi Minsitrja e Integrimit Evropian znj. Vlora Ҫitaku dhe Ministri i Punëve të Brendshme z. Bajram Rexhepi ndërsa Komisioni Evropian ishte i përfqësuar nga Drejtori i përgjithshëm për punë të brendshme, z. Matthias Ruete, Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë Z. Samuel Zhbogar, Drejtori për Ballkan Perëndimor i Drejtoratit të Përgjithshëm për zgjerim, Z. Jean Eric Paquet dhe zyrtar tjerë të Komisionit Evropian.

Ky takim është pjesë e takimeve të rregullta në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian ku diskutohen të gjitha çështjet e ndërlidhura me përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.

Në takimin e sotëm Komisioni dha vlerësimet e veta të hershme në bazë të misioneve vlerësuese të ndërmarra më herët gjatë vitit, si dhe u dha një mundësi që delegacioni i Kosovës të jepë plotësime me të arriturat e fundit në përmbushjen e të gjitha blloqeve të udhërrëfyesit për Liberalizim të Vizave, përshirë riintegrimin e personave të riatdhesuar, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e rendit dhe ligjit, krimeve ekonomike, bashkëpunimit ligjor, dhe të drejtave themelore.

Pas takimit, Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Vlora Ҫitaku tha: “Sot kishim edhe një takim të mirë me Drejtorin e Përgjithshëm, z. Ruete, dhe zyrtarët tjerë të Komisionit Evropian, dhe u inkurajuam nga vlerësimet e tyre për të arriturat që Kosova ka bërë së fundmi në përmbushjen e obligimeve të procesit të liberalizimit të vizave. Është vlerësim i përbashkët se jemi në fazën përfundimtare të këtij dialogu. Është e rëndësishme që të vazhdojmë me performancën e lartë të institucioneve në nivel qendror dhe lokal që e drejta e udhtimit të lirë e qytetarëve të Republikës së Kosovës të jetësohet pa vonesa të mëtutjeshme”.    

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

4 Responses to " Dialogu për Liberalizim të Vizave me BE: Ministrja Ҫitaku dhe Minsitri Rexhepi takohen me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian në Bruksel "

  1. nembutal kaufen thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/dialogu-per-liberalizim-te-vizave-me-be-ministrja-ҫitaku-dhe-minsitri-rexhepi-takohen-me-zyrtare-te-larte-te-komisionit-evropian-ne-bruksel/ […]

  2. briansclub thotë:

    … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/dialogu-per-liberalizim-te-vizave-me-be-ministrja-ҫitaku-dhe-minsitri-rexhepi-takohen-me-zyrtare-te-larte-te-komisionit-evropian-ne-bruksel/ […]

  3. Tikka guns thotë:

    … [Trackback]

    […] There you can find 20469 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/dialogu-per-liberalizim-te-vizave-me-be-ministrja-ҫitaku-dhe-minsitri-rexhepi-takohen-me-zyrtare-te-larte-te-komisionit-evropian-ne-bruksel/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/dialogu-per-liberalizim-te-vizave-me-be-ministrja-ҫitaku-dhe-minsitri-rexhepi-takohen-me-zyrtare-te-larte-te-komisionit-evropian-ne-bruksel/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *