Integrimi Evropian

Danimarka do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian

27 Shtator, 2013

Prishtinë, 27 shtator 2013 – Ministrja Çitaku priti sot Komisionin Parlamentar për Çeshtje Evropiane të Danimarkës të kryesuar nga Zj. Eva Kjer Hansen Kryetare e Komitetit për Çështje të BE-së në Parlamentin e Danimarkës.

Ministrja Çitaku e informoi Delegacionin e kryesuar nga Znj. Hansen  për zhvillimet e fundit në vend për avancimin e Kosovës në agjendën Evropiane gjegjësisht përmbushjen e kritereve afatshkurta për fillimin e negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi (MSA) si dhe për punën e vazhdueshme të institucioneve në kuadër të përgatitjeve për fillimin e negociatave për MSA.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Ministrja Çitaku njoftoj Ministren Znj. Hansen  për gjendjen e përmbushjes së udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, miratimin e Planit të Veprimit për Liberalizim të Vizave dhe punën e vazhdueshme të institucioneve në këtë drejtim. Ministrja Çitaku potencoi rëndësinë dhe impaktin e drejtpërdrejt që ka procesi i liberalizimit të vizave në jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës.

Në takim u diskutua për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes me Serbinë dhe fillimin e normalizimit të raporteve mes dy shteteve, që njëkohësisht është edhe kusht për integrim në BE.

Znj. Hansen tha se Danimarka do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *