Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Austria rikonfirmon përkrahjen për avancimin e Kosovës drejt BE-së

8 Janar, 2013

Prishtinë, 8 janar 2013 – Ministrja për Integrim Evropian, Vlora Çitaku, priti në takim Drejtorin politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë z. Jan KICKERT të shoqëruar nga  Ambasadori i Austrisë në Kosovë z. Johann Brieger.

Temë e këtij takimi ishte perspektiva Evropiane e Kosovës, procesi nëpër të cilin po kalon Kosova dhe zhvillimet e fundit me Kosovën drejt avancimit me agjendën Evropiane; me theks të veçantë votimi i rezolutës në Parlamentin Evropian në mbështetje të negociatave për MSA-në dhe përmirësimi i marrëdhënieve fqinjësore të Kosovë me Serbinë.

Ministrja Çitaku tha se Austria dhe Kosova gëzojnë raporte të shkëlqyera të bashkëpunimit dhe gjatë këtij takimi u diskutua për mënyra të reja se si Qeveria e Austrisë do mund të mund të kontribuoj në Kosovë rreth procesit të integrimit Evropian, por edhe të zhvillimit ekonomik të vendit. Gjithashtu, ministrja njoftoi delegacionin Austriak rreth zhvillimeve të fundit në fushën e integrimit Evropian, prioritet e agjendës Evropiane dhe bashkëpunimin me të gjitha mekanizmat dhe ambasadat e vendeve të BE-së në Kosovë.

Z. KICKERT theksoj se ”Austria ka për qëllim të ndihmoj Kosovën drejt ndërtimit të kapaciteteve institucionale dhe krijimit të një administrate të avancuar në harmoni me kriteret e BE-së. Gjithashtu, Austria do të vazhdoj ndihmën e saj zhvillimore për Kosovën më qëllim të mbështetjes së zhvillimit të gjithmbarshëm të Kosovës”.

Gjithashtu, ministrja Çitaku ka potencuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në kuadër të procesit të integrimit Evropian, gjegjësisht të procesit të liberalizimit të vizave dhe përmbushjes së kritereve të Kopenhagës.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

3 Responses to " Austria rikonfirmon përkrahjen për avancimin e Kosovës drejt BE-së "

  1. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/austria-rikonfirmon-perkrahjen-per-avancimin-e-kosoves-drejt-be-se/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/austria-rikonfirmon-perkrahjen-per-avancimin-e-kosoves-drejt-be-se/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/austria-rikonfirmon-perkrahjen-per-avancimin-e-kosoves-drejt-be-se/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *