Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Arrihet pajtim për hapat e Kosovës rreth projekteve si parakusht për marrjen e fondeve të BE-së

4 Prill, 2019

Prishtinë, 04 Prill 2019 – Sot, në Prishtinë, është mbajtur takimi i radhës në mes të Komisionit Evropian (KE), Zyra e BE-së në Kosovë, Ministria e Integrimit Evropian dhe institucionet tjera të lidhura me procesin integrues.
Në takim, mori pjesë z. David Cullen, KE, Ministrja Hoxha dhe personalitete tjera me ç’rast shqyrtuan zbatimin e asistencës së BE-së nëpërmjet instrumentit të para anëtarësimit, IPA, çështjet e ndërlidhura me IPA dhe progresin për këtë çështje gjatë vitit 2018.
Duhet të dëshmojmë se kemi stabilitet makro-ekonomik, Emërimin e Komisionarit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Deponia e mbeturinave të rrezikshme, Salla e koncerteve dhe Transferimi i inspektorëve komunalë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, janë disa nga parakushtet për fondet e BE-së.
Mos përmbushja e parakushteve për zbatimin e projekteve mund të rezultojë me anulimin e tyre ose me shtyrjen apo zëvendësimin me projekte të tjera. Anulimi i ndihmës nga BE-ja është e papranueshme andaj duhet që sot t’i ofrojmë përgjigjen e duhura dhe të identifikojmë qartë hapat e radhës për të mundësuar zgjidhjen e këtyre problemeve”, potencoi Ministrja Hoxha.
Ministrja, më pastaj, ka ftuar përfaqësuesit e institucioneve të raportojnë shkurt rreth gjendjes në sektorët e tyre dhe njëkohësisht, të ofrojnë zgjidhjen e sfidave në sektorët e tyre.
Pas debatit dhe shqyrtimit të çështjeve një nga një, u arrit pajtim për hapat e radhës ndërmjet Kosovës dhe përfaqësuesve të KE-së. U ofruan zgjidhjet për të gjitha çështjet e ngritura, ngase, siç potencoi Ministrja, Qeveria nuk do të lejoj humbjen e fondeve për shkaqe të paarsyeshme.

Last modified: 5 Gusht, 2022

4 Responses to " Arrihet pajtim për hapat e Kosovës rreth projekteve si parakusht për marrjen e fondeve të BE-së "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/arrihet-pajtim-per-hapat-e-kosoves-rreth-projekteve-si-parakusht-per-marrjen-e-fondeve-te-be-se/ […]

  2. Greg Carpenter thotë:

    Wonderful items from you, man. I have remember your stuff prior to and you are simply too magnificent. I actually like what you’ve received here, really like what you’re saying and the way in which during which you say it. You make it entertaining and you continue to care for to stay it sensible. I cant wait to read far more from you. That is really a tremendous site.

  3. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/arrihet-pajtim-per-hapat-e-kosoves-rreth-projekteve-si-parakusht-per-marrjen-e-fondeve-te-be-se/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Here you will find 95645 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/arrihet-pajtim-per-hapat-e-kosoves-rreth-projekteve-si-parakusht-per-marrjen-e-fondeve-te-be-se/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *