Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Bisedë telefonike e të dy Ministrave të Shqipërisë dhe të Kosovës

27 Prill, 2020

Prishtin 27 Prill 2020 – Në pamundësi për tu takuar si pasojë e pandemisë, Ministri në detyrë i Integrimit Evropian z. Blerim Reka, sot zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë z. Gent Cakaj.

Gjatë kësaj bisede që të dy, shprehën kënaqësinë e ndërsjellë, për nënshkrimin ndonëse në distancë të “Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës Së Shqipërisë dhe Ministrisë së Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës për Mbështetjen e Ndërsjelltë në Kuadër të Përgatitjes për Hapjen dhe Zhvillimin e Negociatave të Pranimit”.

Ministrat Reka dhe Cakaj, konstatuan rëndësinë e kësaj marrëveshje për bashkëpunimin bilateral në përgatitjen ndër-institucionale për procesin integrues në Bashkimin Evropian. Ministri Reka, i uroi homologut të tij z.Cakaj për rekomandimin e Komisionit Evropian, për hapjen e negociatave anëtarësuese në Bashkimin Evropian të Republikës së Shqipërisë, ndërkaq që ty së bashku ndajnë shpresën që Kosova, të gëzojë liberalizimin e vizave, dhe së shpejti, të fillojë përgatitjet për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
Në bisedën telefonike, ata e vlerësuan si shumë të rëndësishme edhe anën praktike të kësaj marrëveshje, përmes së cilës zyrtarët dhe ekspertët nga të dy anët e kufirit, do të punojnë së bashku, duke këmbyer dijen dhe përvojat, brenda mekanizmave dhe strukturave insitucionale, që do të krijohen në përputhje me këtë kornizë bashkëpunimi. Në veçanti, duke u përqëndruar në krijimin e strukturave negociuese për negociatat anëtarësuese, të grupeve të ekspertëve sipas kapitujve negociues dhe për procesin e vlerësimit të screeningut. Në funksion të jetësimit të kësaj marrëveshje, do të formohet Komiteti i Përbashkët, i cili do të mblidhet dy herë në vit për të shqyrtuar planet e veprimit 6 mujore.
Në përmbledhje, ishte pajtim i përbashkët se bashkimi i kapaciteteve administrative ndër-shtetërore, përmes bashkimit të kapaciteteve profesionale, redukimit të kohës dhe kursim buxhetesh, përveç avancimit të resursve institucionale përgatitore për fazat e ardhshme integruese, do t’a shpejtojë edhe përkthimin e filluar në gjuhën shqipe të drejtës së BE (acquis) për të dyja vendet.

Last modified: 5 Gusht, 2022

11 Responses to " Bisedë telefonike e të dy Ministrave të Shqipërisë dhe të Kosovës "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/bisede-telefonike-e-te-dy-ministrave-te-shqiperise-dhe-te-kosoves/ […]

  2. brainsclub thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/bisede-telefonike-e-te-dy-ministrave-te-shqiperise-dhe-te-kosoves/ […]

  3. … [Trackback]

    […] There you will find 16860 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/bisede-telefonike-e-te-dy-ministrave-te-shqiperise-dhe-te-kosoves/ […]

  4. … [Trackback]

    […] There you will find 12850 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/bisede-telefonike-e-te-dy-ministrave-te-shqiperise-dhe-te-kosoves/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/bisede-telefonike-e-te-dy-ministrave-te-shqiperise-dhe-te-kosoves/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/bisede-telefonike-e-te-dy-ministrave-te-shqiperise-dhe-te-kosoves/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/bisede-telefonike-e-te-dy-ministrave-te-shqiperise-dhe-te-kosoves/ […]

  8. Science thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/bisede-telefonike-e-te-dy-ministrave-te-shqiperise-dhe-te-kosoves/ […]

  9. Alumni thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/bisede-telefonike-e-te-dy-ministrave-te-shqiperise-dhe-te-kosoves/ […]

  10. พรมรถ thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/bisede-telefonike-e-te-dy-ministrave-te-shqiperise-dhe-te-kosoves/ […]

  11. Jaxx Liberty thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/bisede-telefonike-e-te-dy-ministrave-te-shqiperise-dhe-te-kosoves/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *