Prishtinë, 12 gusht. 2013 – Sot u mbajt takimi i pare i Ekipit Negociator të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Ministrja Çitaku hapi takimin duke theksuar se qëllimi i Marrëveshjes Stabilizim Asociimi është ofrimi i kornizës politike dhe ligjore që do të rregullon procesin e përafrimit dhe anëtarsimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Marrëveshja do të jetë bazë ligjore për të gjitha hapat e radhës të Kosovës në kuadër të procesit të integrimit Evropian.
Marrëveshja do të këtë status ligjor të marrëveshjes ndërkombëtarë, dhe do të jetë një dokument mjaft kompleks – duke u nisuar nga përvoja rajonale marrëveshjet e tilla kanë pasur një volum prej 500 deri 800 faqe dhe janë të organizuara në 10 titujë, 7 anekse dhe 7 protokolle.
Një proces i suksesshëm negociator kërkon hierarki të definuar organizative, procedura të thjeshta dhe të qarta, ekspertizë teknike dhe involvimin e të gjithë akterëve politik dhe shoqëror, përfshirë biznesin, akademinë dhe shoqërinë civile.
Shefi i Ekipit negociator është Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ndërsa anëtarët janë:
– Ministri i Punëve të Jashtme;
– Ministri i Tregtisë dhe Industrisë;
– Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;
– Minitri i Financave;
– Ministri i Zhvillimit Ekonomik;
– Ministri i Drejtësisë.
Sekretar i Ekipit Negociator do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit.
Ekipi negociator do të këtë mandat të udhëheq negociatat në nivel politik dhe të ofron kornizë të qartë politike për negociatat teknike.
Negociatori për çështje tregtare është emëruar Zëvendës Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Bernard Nikaj.
Negociatori për përafrim të legjislacionit dhe politikat e bashkëpunimit është emeruar Zëvendës Ministri i Integrimit Evropian, z. Gëzim Kasapolli.
Negociatorët do të veprojn në kuadër të kornizës politike të ofruar nga Ekipi Negociator dhe do të kanë për mandat diskutimin dhe negociimin e të gjitha detajeve të propozim marrëveshjes.
Ndërkaq Kryeministri i Republikës së Kosovës tha:
Gjatë takimit të sotëm do të adresoj dy qëllimet më imediate në procesin integrues evropian të Kosovës. Dëshiroj filloj me procesin e negociimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Gjithashtu duke qenë se shumica e institucioneve të përfaqësuara në këtë takim kanë para vete detyra të ndërlidhura me procesin e liberalizimit të vizave do t’a adresoj edhe këtë proces të rëndësishëm për qytetarët tonë.
Nisja e negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi në mes të vendit tonë dhe Bashkimit Evropian është një moment historik në kuadër të procesit integrues të të vendit tonë.
Marrëveshja Stabilizim Asociimi do të jetë marrëveshja e parë kontraktuale që ofron perspektivë të qartë drejt anëtarësimit të plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ne dhe Bashkimi Evropian do të bëjmë zotime të ndërsjellëta: nga njëra anë, vendi jonë për të ndërmarrë reforma edhe më të thella, dhe nga ana tjetër BE-ja do të ofroj mundësi reale për anëtarësim.
Është inkurajuese se para nesh kemi një agjendë ambicioze për një marrëveshje që do të përfshij të gjitha elementet tradicionale të Marrëveshjes Stabilizim Asociimi si për vendet tjera të rajonit, përfshirë dialogun politik, aspektin tregtar, politikat e bashkëpunimit, pjesët që kanë të bëjnë me Drejtësi, Liri dhe Siguri si dhe një sërë cështjesh tjera të rëndësishme.
Qeveria e Republikës se Kosovës është e përgatitur që të filloj sa më shpejt negocimin e MSA-së.
Për të vazhduar më tej me procesin e përgatitjes së analizës së ndikimit të aspektit tregtar të MSA-së Zv.Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Indistrisë z.Bernard Nikaj nënvizoj rëndësinë e procesit te MSA-se ne ekonominë e Kosovës, mund t’ju them qe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i ka dhënë rëndësi të veçantë procesit të përgatitjes se analizës se ndikimit ne ekonomi të procesit të MSA-së. Ky dokument tashmë përmban të gjeturat kyçe që mund të ndihmojnë që ne mënyrë më te mirë të identifikojë produktet e ndjeshme për trajtim të veçantë, duke përfshirë periudhat e tranzicionit, me uljen ose me eliminimin e detyrimeve doganore. Ne dokument janë zhvilluar skenarë te ndryshme lidhur me ndikimin që kjo marrëveshje do të ketë në ekonominë e Kosovës, përfshire këtu humbjet e gjeneruara nga tarifat e mbledhura nga importet si dhe mundësia e alokomit te importeve nga vendet e treta ne BE.
I pranishëm ishte edhe Zv.Ministri Kasapolli i cili tha se:
Presim që procesi negociator të fillon në praktikë vetëm pasi që pranojmë draftin e parë të propozim marrëveshjes nga ana e Komisionit Evropian. Deri atëherë procesi përgatitor ka për qëllim të analizoj Marrëveshjet e Stabilizim Asociimit të vendeve të rajonit dhe të identifikoj përparësitë dhe sfidat që do të mund të shfaqen në kuadër të negociatave tona me Bashkimin Evropian dhe në këtë drejtim të na ndihmoj në përcaktimin e pozicioneve tona negociuese.
Ministria e Integrimit Evropian ka organizuar një raund konsultimeve preliminare me shumicën e institucioneve të përfshira dhe njëkohësisht sot pasdite është ftuar takim koordinues me të gjitha institucionet e përfshira në kuadër të procesit të përafrimit të legjislacionit. Gjatë takimit të sotëm, Ministria e Integrimit Evropian do të prezanton analizen e të gjitha Marrëveshjeve të Stabilizim Asociimit të vendeve të rajonit dhe njëkohësisht do të përcaktohen institucionet përgjegjëse për çdo fushë të përafrimit ë legjislacionit.
Institucionet përgjegjëse do të kanë afat deri me 20 gusht që të përgatitin pozicionet fillestare negociuese. Deri në mesin e muajit shtator, Ministria e Integrimit do të zhvillon konsultimet shtesë me qëllim të finalizimit të pozicioneve negociuese.
Duke përmbyllur takimin Ministrja Çitaku shprehu edhe njëherë se presim që negociatat për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi të fillojn në vjeshtë të këtij viti, ndërsa synojmë që negocitat të përmbyllen deri në pranverë të vitit të ardhshëm.
Marrëveshja do të negociohet në disa raunde, duke filluar me pjesën e tregtisë. Vlerësojm që do të këtë 4 apo 5 takime zyrtare në nivel të delegacioneve të ministrave dhe një numër takimesh teknike. Shumica e takimeve do të mbahen në Bruskel.
Last modified: 16 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-pare-i-ekipit-negociator-te-marreveshjes-se-stabilizim-asociimit/ […]
peaceful harp
… [Trackback]
[…] There you will find 69146 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-pare-i-ekipit-negociator-te-marreveshjes-se-stabilizim-asociimit/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-pare-i-ekipit-negociator-te-marreveshjes-se-stabilizim-asociimit/ […]
… [Trackback]
[…] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-pare-i-ekipit-negociator-te-marreveshjes-se-stabilizim-asociimit/ […]
… [Trackback]
[…] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-pare-i-ekipit-negociator-te-marreveshjes-se-stabilizim-asociimit/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-pare-i-ekipit-negociator-te-marreveshjes-se-stabilizim-asociimit/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-pare-i-ekipit-negociator-te-marreveshjes-se-stabilizim-asociimit/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-pare-i-ekipit-negociator-te-marreveshjes-se-stabilizim-asociimit/ […]
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-pare-i-ekipit-negociator-te-marreveshjes-se-stabilizim-asociimit/ […]
… [Trackback]
[…] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-pare-i-ekipit-negociator-te-marreveshjes-se-stabilizim-asociimit/ […]
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-pare-i-ekipit-negociator-te-marreveshjes-se-stabilizim-asociimit/ […]