Mbahet takimi me grupin punues sektorial në Ekonomi, Treg dhe Industri

Prishtinë, 21 Qershor 2013 – Ministria e Integrimit Evropian organizoi takim me grupin punues sektorial  në Ekonomi, Treg dhe Industri. Përveq përfaqësuesve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe institucioneve tjera të Kosovës, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e komunitetit të donatorëve sikurse perfaqësuesit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada e Gjermanisë, Ambasada e Zvicrës, UNDP, Bashkëpunimi Zvicran për Zhvillim, Agjencioni Austriak për Zhvillim, si dhe institucione tjera.

Ky takim është vazhdimësi e takimit të rregullt të mëparshëm të mbajtur në dhjetor të vitit 2012, ku janë shpalosur objektivat e MTI-së dhe që kishtë për qëllim harmonizimin e projekteve të komunitetit të donatorëve me objektivat e caktuara nga MTI-ja.

Në takimin e ditës së sotme, ne fokus ishte shpalosja e aktiviteteve dhe planeve të MTI-së për Ekonomi, Treg dhe Industri si dhe reflektimi i asistencës së jashtme në këto prioritete dhe plane me qëllim të harmonizimit të ndihmës së jashtme me prioritetet e Qeverisë së Kosovës.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors