Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Diskutohet draft Raporti i Progresit 2013

5 Shtator, 2013

Bruksel, 4-5 shtator 2013 – Në Bruksel u mbajt takimi koordinues ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian në kuadër të finalizimit të Raportit të Progresit 2013 dhe përgatitjeve për fillimin e negociatave për MSA.

Gjatë takimit, u diskutuan të gjeturat dhe rekomandimet e draft Raportit të Progresit për vitin 2013. Në veçanti u diskutua progresi dhe sfidat në kuadër të kritereve politike, ekonomike dhe standardeve Evropiane. Diskutim i veçantë u zhvillua rreth permbushjes së kritereve afatmesme të Studimit të Fizibilitetit.

Poashtu gjatë vizitës, u diskutua edhe progresi për nisjen e negociatave për MSA dhe hapat organizativ te radhës rreth negociimit të MSA-së.

Delegacioni i Kosovës ka qenë i udhëhequr nga dy negociatorët e emëruar, z. Gëzim Kasapolli, Zëvendës Ministër i Integrimit Evropian dhe z. Bernard Nikaj, Zëvendës Ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

3 Responses to " Diskutohet draft Raporti i Progresit 2013 "

  1. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-draft-raporti-i-progresit-2013/ […]

  2. faceless niches thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-draft-raporti-i-progresit-2013/ […]

  3. Click Here thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-draft-raporti-i-progresit-2013/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *