Prishtinë, 25 Prill 2014 – Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian organizuan takimin e Komisionit Ekzekutiv ‘Qeverisja’ që përfshin kriteret politike për fushat si në vijim:
1. Institucionet, Kuvendi dhe Referoma e Administratës Publike
2. Mbikëqyrja civile e sektorit të sigurisë
3. Shoqëria Civile
4. Reforma e Sistemit Gjyqësor dhe Politikat kundër korrupsion
5. Të drejtat themelore dhe mbrojtja e pakicave
6. Çështjet Rajonale dhe obligimet ndërkombëtare
7. Drejtësia, Liria dhe Siguria
Gjatë takimit, Ministria e Integrimit Evropian prezantoi draft kontributin për Raportin e Progresit 2014. Pjesëmarrësit u pajtuan për progresin e arritur sipas fushave në vijim:
Tek Institucionet, Kuvendi dhe Reforma e Administratës Publike – u konfirmua progresi i arritur në fushën e politikave, respektivisht unifikimit të agjendës legjislative të Ekzekutivit dhe Kuvendit, ku si rrjedhojë agjenda legjislative reflekton një qasje më reale në përmbushjen e programit legjislativ në krahasim me vitin 2013. Për më tepër është arritur të dëshmohet progres në harmonizimin e Planit të Punës së Qeverisë me Buxhetin Vjetor. Kjo si rrjedhojë e ngritjes së kapaciteteve të institucioneve kyçe në Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë e Financave dhe, përmirësimit të dukshëm të proceseve planifikuese. Po ashtu është arritur progres i konsiderueshëm në kuadër të planifikimit strategjik. Vërehet tendenca që planifikimi të jetë në përputhje me prioritetet e Qeverisë duke shkuar në drejtim të planifikimit shumëvjeqar sektorial, që në të kaluarën ka qenë sfidë për Qeverinë.
Kuvendi ka miratuar dhe shqyrtuar një numër të konsiderueshëm të ligjeve dhe një numër të konsiderueshëm të raporteve të institucioneve të pavarura. Kuvendi ka miratuar ligjet për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe themelimit të Gjykatës Speciale dhe si rrjedhojë plotësim-ndryshimit e ligjeve që preken nga këto marrëveshje. Miratimi i pakos së ligjeve për mandatin e EULEX dhe themelimit të gjykatës janë rrjedhojë e kërkesës së bashkësisë evropiane, e cila është përmbushur nga Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria.
Tek Reforma e Administratës Publike – është vazhduar me klasifikimin e vendeve të punës, dhe pritet që deri në qërshor ky proces të përfundoj. Po ashtu është miratuar Udhërrëfyesi për implementimin e Planit të Veprimit për RAP. Departamenti kyç për RAP në kuadër të MAP-it është forcuar më zyrtarë shtesë.
Tek mbikëqyrja civile e sektorit të sigurisë – është vërejtur mbikëqyrje e vazhdueshme nga Kuvendi i sektorit të sigurisë përmes aktiviteteve si organizimi i dëgjimeve publike, rishikimit të strategjisë për sektor të sigurisë, dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme mbi implementimin e rekomandimeve të lëshuara nga Kuvendi për këtë sektor.
Tek shoqëria civile – vlenë të theksohet miratimi i strategjisë së komunikimit me qytetarë dhe miratimit të deklaratës së partneritetit me shoqërinë civile. Në anën tjetër Qeveria ka themeluar Këshillin për implementimin e strategjisë për bashkëpunim me shoqërinë civile.
Tek Reforma e Sistemit Gjyqësor dhe Politikave Kundër korrupsion; Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial kanë konsoliduar dukshëm kornizën ligjore me miratimin e gjithsej 22 akteve nënligjore. Buxheti për sistemin gjyqësor tregon një rritje solide në krahasim me vitin paraprak, duke mundësuar punësime shtesë për gjyqtarë, prokurorë dhe staf mbështetës. Të gjitha këto kontribuojnë drejt forcimit të gjyqësorit dhe efikasitetit të tij.
Në kuadër të efikasitetit në adresimin e lëndeve do të kontribuoj dukshëm fillimi i aplikimit të sistemit të ndërmjetësimit, përmbarimit dhe falimentuesve privat. Konsiderohet që me rritjen e numrit të tyre do të ketë rënie të dukshme të lëndëve të grumbulluara nëpër gjykata.
Tek politikat kundër korrupsion – është kompletuar tutje korniza ligjore me miratimin e dy ligjeve bazë për luftë kundër korrupsionit, ai për deklarim të pasurisë dhe për konflikt të interesit. Agjensioni Kundër korrupsion ka përfunduar suksesshëm fazën e rregullt të deklarimit të pasurisë, ndërsa është në fazën e shqyrtimit të deklaratave. Shifrat tregojnë një rritje të deklarimit të pasurisë, kjo si rrjedhoje e ashpërsimit të masave për mosdeklarimin e pasurisë, duke klasifikuar mosdeklarimin si vepër penale.
Për me tepër Prokuroria e Shtetit ka ngritur krahasimisht dukshëm rezultatet në trajtimin e rasteve korruptive. Kjo si rrjedhojë e miratimit të Planit të Veprimit për luftë kundër korrupsionit. Sipas Planit të Veprimit të gjitha prokuroritë themelore si dhe Prokuroria Speciale duhet që deri më 30 Qershor të përfundojnë të gjitha rastet korruptive. Në përputhje me këtë Plan, Këshilli Gjyqësor më të njëjtën mase do të shqyrtoj me prioritet të lartë të gjitha rastet korruptive të pranuara nga prokuroritë si dhe rastet e grumbulluara deri më tani. Plani i Veprimit parasheh edhe masa ndëshkuese për prokurorë të cilët nuk i përmbahen afateve për përfundimin e lëndëve në afat të përcaktuar.
Tek të Drejtat Themelore dhe mbrojtja e Pakicave – është dukë u ndërmarr reformë e thellë në kuadër të thjeshtëzimit të institucioneve të mandatuara për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të politikave për të drejtat themelore, dhe kornizës bazë ligjore, respektivisht ligji kundër-diskriminimit, ligji për avokatin e popullit dhe ligji për barazi gjinore. Kjo reformë është duke u ndërmarrë në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian dhe partnerë tjerë. Për më tepër është miratuar ligji që njeh statusin e viktimave të dhunës seksuale, si dhe janë aprovuar një mori aktesh nën ligjore kundër dhunës në familje. Qeveria ka themeluar edhe Grupin Këshillues për të drejtat e komunitetit LGBT. Inputi për raport të progresit në këtë fushë përmban të dhëna të detajuara të organeve ligj-zbatuese mbi llojet e shkeljeve të të drejtave të njeriut. Krahasimisht mes periudhës raportuese dhe asaj paraprake vërehet ngritje e ndjeshme e efikasitetit të organeve ligj-zbatuese për hetimin ndjekjen dhe gjykimin e rasteve që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut. Njëkohësisht janë rrit edhe aktiviteteve vetëdijsuese, përmes fushatave të ndryshme. Në kuadër të mbrojtjes së pakicave është shënuar progres në rritjen e aktiviteteve për inkuadrimin e komunitetit RAE. Janë flokuar mjete shtesë nga institucionet kyçe, sikurse MASHT, MSh e MPMS për përfshirje në sistemin arsimor të këtij komuniteti, ofrimin e shërbimeve mjekësore adekuate, strehimit si dhe qasjes në dokumente personale.
Të dhënat tregojnë se 9.88% të minoriteteve të punësuar në administratë publike, nga kjo përqindje 5.25% mbajnë poste menaxheriale dhe poste të larta udhëheqëse.
Tek Çështjet Rajonale dhe obligimet ndërkombëtare – vlen të theksohet pjesëmarrja e Kosovës në takimin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, duke u përfaqësuar nga zv. Ministri i Punëve të Jashtme. Kosova përmbush obligimet e saj kundrejt Këshillit me participim të barabartë financiar dhe përfaqësim adekuat. Është vlerësuar lartë nga bashkësia ndërkombëtarë gatishmëria e Kosovës në kontributin e saj për paqe rajonale, duke luajtur rol konstruktiv ne dialogun me Sërbine dhe duke implementuar të gjitha pikat e marrëveshjes nga dialogu.
Tek Drejtësia Liria dhe Siguria – është shënuar progres i konsiderueshëm dhe evident, kjo edhe si rrjedhojë e intensifikimit të dialogut për liberalizim të vizave. Tashmë është miratuar pothuaj e tërë korniza ligjorë e dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave, përjashtim të ligjit për përgjime i cili pritet të përfundoj së shpejti. Si rrjedhojë, gjatë periudhës raportuese, është plotësuar tutje korniza me akte nënligjore për zbatimin adekuat të këtyre ligjeve. Janë aprovuar rreth 50 akte, që përfshijnë UA, Rregullore, PSO etj. Është shënuar progres i konsideruar në fushë të riatdhesimit dhe riintegrimit, dëshmuar në të dhëna statistikore. Vlen të theksohet se Kosova nuk ka kërkesa në pritje për riatdhesim nga vendet e BE-së dhe vendet e treta, kështu duke plotësuar një nga kushtet në proces të liberalizimit të vizave. Ne shumicën e fushave të krimit të organizuar të dhënat krahasuese tregojnë rritje të ndjeshme të efikasitetit në hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e krimeve.
Last modified: 12 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-kontributi-per-raportin-e-progresit-2014/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-kontributi-per-raportin-e-progresit-2014/ […]
… [Trackback]
[…] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-kontributi-per-raportin-e-progresit-2014/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 28545 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-kontributi-per-raportin-e-progresit-2014/ […]
… [Trackback]
[…] Here you will find 8148 additional Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-kontributi-per-raportin-e-progresit-2014/ […]
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-kontributi-per-raportin-e-progresit-2014/ […]
… [Trackback]
[…] Here you will find 99687 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-kontributi-per-raportin-e-progresit-2014/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-kontributi-per-raportin-e-progresit-2014/ […]