Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku vizitoi Komunën e Fushë Kosovës

24 Prill, 2014

Prishtinë, 24 prill. 2014 – Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka vizituar sot komunën e Fushë Kosovës , me ç’rast ka diskutuar me kryetarin e kësaj komune, z.Burim Berisha , për detyrimet dhe angazhimet që dalin nga procesi i integrimeve evropiane të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit Ministrja Çitaku dhe Kryetari Berisha  diskutuan për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të nivelit qendror dhe atij lokal, procesin e liberalizimit të vizave ,  me fokus të veçantë u diskutua në ri-integrimin e personave të ri-atdhesuar,trajtimin  e dukurisë së migrimit të parregullt, financimin e projekteve IPA në nivel komunal si dhe akomodimin e bursistëve nga programi i Young Cells Scheme, në Admisnistratën Komunale, tema këto të cialt janë me interes për integrimin e vendit  dhe fuqizimin e bashkëpunimit bilateral në mes  pushtetit lokal dhe ministrisë  së Integrimit  Evropian.

Ministrja  Vlora Çitaku, ka premtuar ndihmën e ministrisë që udhëheq , për t`i përballuar sfidat e riatdhesimit të qytetarëve të komunës, si dhe do të angazhohet në qeveri për përmirësimin e kushteve ligjore e të tjera për zhvillim ekonomik dhe në kuadër të kësaj për krijimin e klimës më të mirë për investitorët.

“Është në interesin e të gjithëve që të përmbushim kriteret që kërkon BE-ja për integrim, sepse integrimi evropian i Kosovës bëhet në Fushë Kosovë , Prishtinë e gjetiu, duke i kryer detyrat që na takojnë dhe jo në Bruksel, Berlin, Paris”, theksoi ministrja Çitaku.

Nga ana e tij Kryetari  i Komunës Burim Berisha , e falënderoi Ministren Çitaku për vizitën e saj dhe shprehu gatishmërin e tij për të bashkëpunuar me nivelin qendror, në mënyrë që të shtyhen përpara të gjitha  proceset që kanë të bëjnë me Integrimet Evropiane.

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

3 Responses to " Ministrja Çitaku vizitoi Komunën e Fushë Kosovës "

  1. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-vizitoi-komunen-e-fushe-kosoves/ […]

  2. Library thotë:

    … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-vizitoi-komunen-e-fushe-kosoves/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-vizitoi-komunen-e-fushe-kosoves/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *