Prishtinë, 3 prill 2015 – Qeveria e Kosovës, sot ka nxjerrë dy vendime të cilat drejtpërsëdrejti lidhen me avancimin e Kosovës, në dy prioritetet kryesore të agjendës evropian për këtë vit. Bëhet fjalë për miratimin e Projektligjit për Përgjimin e Telekomunikimeve, që lidhet me procesin e liberalizimit të vizave si dhe aprovimin e vendimit për inicimin e përgatitjes së Programit Kombëtar të Republikës së Kosovës për Adoptimin e Acquis-së së Bashkimit Evropian që lidhet me zbatimin e MSA-së.
Sa i përket Projektligjit për përgjime të telekomunikimit, ai rregullon procedurat dhe kushtet mbi përgjimin e telekomunikimeve që realizohen për nevoja të procedurës penale nga institucionet shtetërore të themeluara me ligj, procedurat dhe kushtet e përgjimit për nevoja të strukturave të inteligjencës të themeluara me ligj.
Kurse ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, ka sqaruar para kabinetit qeveritar se ky projektligj përcakton rregullat, detyrimet dhe procedurat për Operatorët e Rrjeteve dhe Ofruesit e Shërbimeve në lidhje me përpunimin e të dhënave të caktuara nga ana e tyre. “Gjithashtu përcaktohen detyrimet dhe autorizimet e institucioneve shtetërore të themeluara me ligj për të garantuar respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në procesin e përgjimit të ligjshëm, si dhe kontrollin në zbatimin e procedurave të përgjimit”, ka shtuar ai.
Një aspekt shumë i rëndësishëm që ky ligj rregullon është mbrojtja e të drejtave dhe punës së gazetarëve në kuptimin e ruajtjes së burimeve të informacionit.
Ministria e Integrimit Evropian gjatë muajit shkurt dhe mars ka udhëhequr një proces gjithëpërfshirës konsultativ me hisedarët kryesor për të përmirësuar Projektligjin për Përgjimin e Telekomunikimeve, në përpjekjen e tretë për të nxjerr një ligj të këtillë.
Kurse hartimi i Programit Kombëtarë është një nga obligimet bazë ligjore që rrjedhin nga Draft Marrëveshja Stabilizim Asociimi, respektivisht neni 74 që ndër të tjera precizon se “Kosova do të siguron që legjislacioni vendor do të jetë i përafruar me Acquis-në e BE-së…Përafrimi i do të bëhet bazuar në Programin e dakorduar ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës.”
Ndërkaq ministri Çollaku ka bërë të ditur se pas miratimit të sotshëm nga kabineti qeveritar të vendimit për inicimin e përgatitjes së këtij programi do të pasoj një proces kompleks, teknik dhe i gjatë i përgatitjes së Programit Kombëtarë i cili do të jetë dokumenti kryesor strategjik për zbatimin e agjendës evropiane deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në BE.
Last modified: 12 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-miraton-dy-vendime-qe-avancojne-agjenden-evropiane-te-kosoves/ […]
… [Trackback]
[…] Here you will find 74009 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-miraton-dy-vendime-qe-avancojne-agjenden-evropiane-te-kosoves/ […]
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-miraton-dy-vendime-qe-avancojne-agjenden-evropiane-te-kosoves/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-miraton-dy-vendime-qe-avancojne-agjenden-evropiane-te-kosoves/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-miraton-dy-vendime-qe-avancojne-agjenden-evropiane-te-kosoves/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-miraton-dy-vendime-qe-avancojne-agjenden-evropiane-te-kosoves/ […]