Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministri Çollaku flet për reformat e Kosovës drejt BE-së në panelin e Forum 2015

23 Prill, 2015

Prishtinë, 23 prill 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, mori pjesë sot në panelin diskutues të organizuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) në kuadër të Forumit 2015, me temë “’Carpe Diem’ – E tashmja dhe e ardhmja e perspektivës evropiane të Kosovës”.Në këtë panel, pjesë e së cilit ishin zyrtar e ekspertë të çështjeve evropiane, z. Çollaku foli për reformat dhe hapat konkret që po ndërmerr Kosova me qëllim që të bëhet pjesë përbërëse e Bashkimit Evropian.

Të gjitha përpjekjet që po bëhen aktualisht në rrugën evropiane të Kosovës e sidomos me nënshkrimin e MSA-së, sipas ministrit, do të mundësojnë krijimin e një baze të fortë kontraktuale për bashkëpunim dhe përafrim të mëtutjeshëm mes BE dhe Kosovës.

MSA-ja ka thënë se ofron liberalizimin e tregut kosovar me Bashkimin Evropian, rritë konkurrueshmerinë e ndërmarrjeve tona duke u ofruar çmimet më të lira dhe produktet dhe shërbimet më të mira drejtpërdrejt qytetarëve. “Produkte industriale dhe bujqësore të Kosovës do të eksportohen në BE pas asnjë tarifë doganore. Kosova do të mbroj një numër të produkteve bujqësore dhe industriale nga importi për periudhë 5, 7 dhe 10 vjet”, ka shpjeguar ai.

Por natyrisht ka thënë se Marrëveshja për Stabilizim Asociim parasheh edhe obligime të shumta për institucionet e Kosovës. “Këto obligime mbulojnë të gjitha fushat e qeverisjes së vendit tonë. Nga lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit deri te mbrojtja e mjedisit. Vetëm pas zbatimit të kënaqshëm të obligimeve të parapara, Kosova do të jetë në gjendje të aplikoj për statusin e kandidatit”, ka thënë ndër të tjera ministri Çollaku.

Pjesë e panelit ishte edhe zëvendës kryesuesja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunacek, përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, Venera Hajrullahu, drejtoreshë e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civil, Augustin Palokaj e Gjeraqina Tuhina bashkautor tw analizës “Ndryshimet në BE 2014 dhe Kosova” si dhe Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet.

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

3 Responses to " Ministri Çollaku flet për reformat e Kosovës drejt BE-së në panelin e Forum 2015 "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-flet-per-reformat-e-kosoves-drejt-be-se-ne-panelin-e-forum-2015/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-flet-per-reformat-e-kosoves-drejt-be-se-ne-panelin-e-forum-2015/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-flet-per-reformat-e-kosoves-drejt-be-se-ne-panelin-e-forum-2015/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *