Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë për progresin në fushën e tregtisë, industrisë, doganave dhe tatimeve

22 Prill, 2015

Prishtinë, 22 prill 2015

Temat kryesore që u diskutuan në takimin për Dialogun për Procesin e Stabilizim Asociimit (DPSA), i cili u mbaj të martën më 21 prill në Prishtinë, ishin tregtia, industria, politika e NVM, doganat, tatimet dhe lëvizja e lirë e mallrave. Në takim u vlerësuan zhvillimet kryesore në këto fusha, të cilat zënë vend të dukshëm në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe Programin për Reformën Ekonomike.

Në mesin e çështjeve të diskutuara gjatë takimit ishin integrimi i tregtisë së Kosovës, bilanci i tregtisë Kosovë – BE dhe planet për qasje në OBT. Përveç kësaj, Kosova e ka prezantuar gjendjen aktuale në negocimin e shërbimeve në kuadër të CEFTA-s dhe Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Turqinë.

Në fushën e doganave dhe tatimeve janë diskutuar kapacitetet administrative dhe performanca e të dyja autoriteteve. Pas progresit të rëndësishëm të bërë vitin e kaluar në zgjidhjen e rasteve të pazgjidhura në kuadër të Bordit të Pavarur për Shqyrtim, është vërejtur një akumulim i rasteve të pazgjidhura në divizionet fiskale të gjykatave themelore. Luftimi më i fuqishëm kundër ekonomisë jo formale është identifikuar si çelësi për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik. Komisioni Evropian ka inkurajuar Kosovën në miratimin e kornizës së nevojshme ligjore që do të marrë parasysh zhdukjen e derivateve të naftës pas importimit të tyre.

Sa i përket sektorit të Industrisë dhe zhvillimit të NVM, janë diskutuar përgatitjet për Indeksin e ardhshëm të Politikave të NVM-ve 2015/2016 në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Përveç kësaj, Kosova i ka prezantuar edhe aktivitetet dhe prioritetet në fushën e përmirësimit të qasjes në financa dhe heqjen e ngarkesave administrative ndaj bizneseve. U diskutua edhe gjendja aktuale në zbatimin e strategjisë për zhvillimin e sektorit privat.

Në kuadër të lëvizjes së lirë të mallrave është identifikuar progresi i arritur dhe veprimet përcjellëse në fushat e standardizimit, vlerësimit të konformitetit, akreditimit, metrologjisë dhe mbikëqyrjes së tregut.

Takimet e Dialogut për PSA, përfundimet e të cilave hyjnë në Raportin e ardhshëm të Progresit, organizohen së bashku me Ministrinë e Integrimit Evropian.

Historiku

Dialogu për PSA është një kornizë në kuadër të së cilës Komisioni Evropian dhe administrata e  Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe të politikave në lidhje me agjendën Evropiane. Dialogu i PSA monitoron dhe përcjell përmbushjen e reformave nga Kosova dhe identifikon mënyrat se si mund të ndihmojë BE-ja në këtë proces. Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut për PSA bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe qeveria. Secili takim rezulton në veprime pasuese të dakorduara bashkërisht që duhet të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës.

Ekzistojnë shtatë fusha që mbulohen në takimet sektoriale dhe ato ndjekin nga afër formatin e dialogut që BE-ja ka me kandidatët tjerë dhe kandidatët potencialë. Këta shtatë sektorë janë:
–    Drejtësia, Liria dhe Siguria
–    Inovacioni, Shoqëria Informative, Politikat Sociale, Arsimi dhe Kultura
–    Tregtia, Industria, Doganat dhe Tatimet
–    Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit
–    Bujqësia, Peshkataria, Pylltaria, Siguria e ushqimit
–    Transporti, Mjedisi, Energjia, Zhvillimi Rajonal
–    Ekonomia dhe Çështjet Financiare, Statistikat

Last modified: 12 Gusht, 2022

3 Responses to " Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë për progresin në fushën e tregtisë, industrisë, doganave dhe tatimeve "

  1. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-komisioni-evropian-diskutojne-per-progresin-ne-fushen-e-tregtise-industrise-doganave-dhe-tatimeve/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-komisioni-evropian-diskutojne-per-progresin-ne-fushen-e-tregtise-industrise-doganave-dhe-tatimeve/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-komisioni-evropian-diskutojne-per-progresin-ne-fushen-e-tregtise-industrise-doganave-dhe-tatimeve/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *