Prishtinë, 19 Janar 2017 – Sot u mbajt takimi informues për qasjen e Republikës së Kosovës në Programet e BE-së, të cilin e udhëhoqi Zëvendës Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Anila Statovci-Demaj bashkë me Udhëheqësen e Zyrës së BE-së, znj. Natalya Apostolova. Të pranishëm në këtë takim ishin Ministrat e Republikës së Kosovës, sekretarët e ministrive përkatëse, përfaqësues të Ambasadave në Kosovë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe zyrtarë të tjerë institucional.
Pas hapjes që e bëri z. Demush Shasha, Sekretari i Ministrisë së Integrimeve, Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj foli për rëndësinë e programeve të BE-së si dhe për qëllimin e këtij takimi. Ajo theksoi nevojën për një informim të plotë të akterëve relevantë të cilët janë të qenësishëm për implementimin efektiv të këtyre programeve. Pjesëmarrja në programet e BE-së e bën Kosovën drejtpërsëdrejti pjesë të familjes Evropiane dhe që kjo pjesëmarrje të jetë efektive ne për këtë duhet të jemi të përgaditur mirë. Prandaj, theksoi ajo, ky do të jetë vetëm sesioni i pare informues nga radha e sesioneve informuese që do të organizojë Ministria e Integrimit Evropian, gjithnjë në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Prishtinë. Ky konsultim më i gjerë dhe përgatitja adekuate për aplikim në programe, do të mundësojë që Kosova të përfitojë maksimalisht nga kjo ofertë, me ato kapacitete që ka. Përvoja nga shtetet e rajonit na tregon se mos identifikimi i saktë i nevojave dhe aplikimi në programe jo të nevojshme është shpenzim i mjeteve financiare me përfitime minimale e shpeshherë edhe pa përfitime.
Gjatë takimit, u prezantua raporti mbi vlerësimin e pjesëmarrjes së Kosovës në Programet e BE-së 2014-2020, i përgatitur nga MIE me ndihmën e projektit përkrahës të financuar nga BE-ja, ku u diskutuan programet me të cilat Kosova mund të marrë pjesë. Të pranishmit patën mundësinë të diskutojnë me panelistët dhe njëkohësisht parashtruan pyetje për të kuptuar hollësi rreth programeve pasi që ky ishte takimi i parë për këtë çështje.
Marrëveshja kornizë për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së u nënshkrua në nëntor të vitit të kaluar dhe pritet të hyjë në fuqi gjatë këtij viti, pas kryerjes së të gjitha procedurave nga ana e BE-së. Programet e BE-së janë programe shumëvjeçare të dedikuara për të promovuar dhe përkrahur politikat e BE-së dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet shteteve anëtare të BE-së dhe shteteve tjera në fusha të caktuara si hulumtimi dhe inovacioni, arsimi, kultura, shëndetësia, mbrojtja e ambientit, drejtësia etj. Pas procedurave, Kosovës do t’i mundësohet qasja në programet individuale të BE-së.
Last modified: 10 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-informues-per-qasjen-e-kosoves-ne-programet-e-be-se/ […]
Youre so cool! I dont suppose Ive read something like this before. So nice to find any person with some original ideas on this subject. realy thank you for starting this up. this website is something that’s needed on the internet, somebody with a bit originality. useful job for bringing one thing new to the web!
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-informues-per-qasjen-e-kosoves-ne-programet-e-be-se/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-informues-per-qasjen-e-kosoves-ne-programet-e-be-se/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-informues-per-qasjen-e-kosoves-ne-programet-e-be-se/ […]
… [Trackback]
[…] There you can find 35159 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-informues-per-qasjen-e-kosoves-ne-programet-e-be-se/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-informues-per-qasjen-e-kosoves-ne-programet-e-be-se/ […]
Thank you for any other magnificent post. The place else could
anybody get that kind of information in such an ideal way of writing?
I have a presentation next week, and I am on the look for such information.
… [Trackback]
[…] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-informues-per-qasjen-e-kosoves-ne-programet-e-be-se/ […]