Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Mbahet takimi i gjashtë i Këshillit Kombëtar për Investime

23 Janar, 2017

Prishtinë, 23 Janar 2017 – Sot u mbajt takimi i rregullt i Këshillit Kombëtar të Investimeve të cilin e udhëhoqën Zëvendës Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Anila Statovci Demaj dhe Ministri i Financave, z. Abdullah Hoti. Ky ishte takimi i gjashtë i këtij Këshilli që nga themelimi i tij në korrik të vitit 2015. Të pranishëm ishin Ministrat e Republikës së Kosovës, anëtarë të Këshillit, përfaqësuesit e Ambasadave në Kosovë dhe përfaqësuesit e donatorëve.

Udhëheqësja e Ministrisë së Integrimeve, Zëvendës Ministrja, Statovci Demaj paraqiti para Këshillit, dy pikat e rendit të ditës për aprovim: Përmirësimin e gjendjes infrastrukturore në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, si dhe ndërtimin e Stadiumit Nacional të Futbollit në Kosovë. Të dy këto pika, pas prezantimit të projekteve nga Ministrat respektiv, u miratuan nga unanimisht nga Këshilli Kombëtar i Investimeve.

Në fund, Këshilli Kombëtar për Investime u njoftua për raundin e ardhshëm të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, dhe për këtë në Ministrinë e Integrimit Evropian kanë ardhur dy kërkesa, Studimi i Fizibilitetit për linjën hekurudhore Prishtinë-Aeroporti i Prishtinës dhe Studimi i Parafizibilitetit për Programin e Banimit Social në Kosovë.
 

Last modified: 10 Gusht, 2022

4 Responses to " Mbahet takimi i gjashtë i Këshillit Kombëtar për Investime "

  1. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-gjashte-i-keshillit-kombetar-per-investime/ […]

  2. important site thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-gjashte-i-keshillit-kombetar-per-investime/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-gjashte-i-keshillit-kombetar-per-investime/ […]

  4. … [Trackback]

    […] There you will find 93881 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-gjashte-i-keshillit-kombetar-per-investime/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *