Prishtinë, 29 Nëntor 2018 – Zëvendës ministri i Integrimit Evropian z. Lirak Çelaj, sot u takua me z. Michael Davidson, kryenegociatorin për konsolidimin e traktateve me vendet e Ballkanit Perëndimor, në Zyrën e Jashtme dhe Komonwelthit të Mbretërisë së Bashkuar.
Gjatë takimit u prezantuan çështjet dhe procedurat transitore të marrëveshjes tregtare bilaterale në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës në kuadër të mbi marrëdhënieve gjatë periudhës së tranzicionit pas procesit Brexit.
Gjithashtu, u theksua se thelbi i marrëveshjes në të ardhmen ndërlidhet me sigurimin e vazhdimësisë së lëvizjes së lirë të njerëzve, shërbimeve dhe mallrave në mes të dy vendeve.
Njëkohësisht, z. Çelaj dhe z. Davidson, u dakorduan që procesi i marrëveshjes bilaterale tregtare në mes të dy vendeve duhet të bëhet në frymën e bashkëpunimit reciprok, po ashtu u shpreh gatishmëria për fillimin e negociatave për lidhjen e marrëveshjes dypalëshe në mes dy vendeve.
Last modified: 8 Gusht, 2022
Howdy, I do think your site might be having internet browser compatibility problems.
When I take a look at your site in Safari, it looks fine however,
when opening in Internet Explorer, it has some overlapping issues.
I just wanted to give you a quick heads up!
Apart from that, wonderful blog!