Integrimi Evropian

Zëvendësministri Ilazi zhvillon takime me përfaqësues të KE-së dhe Parlamentit Evropian

26 Qershor, 2015

Bruksel 26 qershor 2015 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi, po qëndron në Bruksel ku është takuar me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian si dhe Parlamentit Evropian me të cilët ka biseduar për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës si dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Zëvendësministri  Ilazi në Parlamentin Evropian është takuar me zëvendëspresidenten e PE-së njëherësh reportere për Kosovë, znj. Ulrike Lunacek, dhe eurodeputetin Kroat, z. Tonino Picula.

Kurse në Komision Evropian ka takuar Shefin e Njësisë për Kosovën, z. David Cullen, dhe zyrtar të tjerë nga Drejtorati i përgjithshëm për politikën evropiane të fqinjësisë dhe negociatave për zgjerimi.

Po ashtu  në KE takim ka zhvilluar edhe me z. Henrik Nielsen shef i Njësisë për koordinim ndërkombëtar nga Drejtorati i përgjithshëm për punë të brendshme.

Në të gjitha takimet zëvendësministri Ilazi, theksoi se Kosova pret vlerësim meritor për përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave si dhe në përputhje me zotimin e BE-së pret nënshkrimin sa më të shpejtë të MSA-së.

Last modified: 11 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *