Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Zëvendësministri Ilazi viziton Komunën e Kaçanikut

21 Tetor, 2015

Kaçanik, 21 tetor –Në vazhdën e angazhimeve të Ministrisë së Integrimit Evropian, për të sjell procesin e integrimit evropian më afër qytetarit, sot zëvendësministri Ilazi, ka takuar kryetarin e Komunës së Kaçanikut z. Besim Ilazi.

Zëvendësministri gjatë takimit theksoi se agjenda evropiane e Kosovës është agjendë e konsensusit të gjerë qytetar dhe politik.

Me Kryetarin Ilazi, në takim diskutuan për ecurinë e procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës, duke përsëritur se vendi nuk mund të zhvillohet i izoluar nga pjesa tjetër e Evropës. “Rrjedhimisht Qeveria e vendit pret që në ditët në vijim të nënshkruhet Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA), e cila do të siguroj të ardhmen evropiane të vendit dhe do ti sjell dobi politike dhe ekonomike shtetit tonë”, ka thënë zëvendësministri Ilazi.

Më tutje zëvendësministri Ilazi, theksoi nevojën që komuna të zbatoj aktivitete për të ndërgjegjësuar qytetarët kundër migrimit jo të rregullt dhe për t’i informuar më shumë se çfarë nënkupton liberalizimi i vizave.

Kurse kryetari duke falënderuar zëvendësministrin Ilazi, për vizitën ofroi përkrahjen e tij për procesin e integrimit evropian, duke theksuar nevojën për mbështetje më të madhe për Komunën e  Kaçanikut për të adresuar sfidat e shumta infrastrukturore si parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin në projekte konkrete për rritur informimin e qytetarëve dhe pjesëmarrjen e tyre në procesin e integrimit evropian si dhe promovimin e projekteve infrastrukturore të komunës tek donatorët potencial evropian.

Vizita e sotme e zëvendësministrit për Integrim Evropian, në Kaçanik, ishte në kuadër të vizitave që po realizon në komunat e Kosovës për të inkurajuar strukturat komunale dhe iniciativat lokale të shoqërisë civile në fuqizimin e angazhimit të tyre në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Last modified: 11 Gusht, 2022

3 Responses to " Zëvendësministri Ilazi viziton Komunën e Kaçanikut "

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 61875 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-viziton-komunen-e-kacanikut/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-viziton-komunen-e-kacanikut/ […]

  3. … [Trackback]

    […] There you can find 39596 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-viziton-komunen-e-kacanikut/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *