Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Zëvendësministri Ilazi pjesë e panelit në Kongresin Evropian të Qeverive Lokale në Poloni

5 Maj, 2015

Prishtinë, 5 maj –  Zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi, po merr pjesë në Kongresin Evropian të Qeverive Lokale që po mbahet në Krakovë të Polonisë.

Gjatë këtij kongresi z. Ilazi ishte pjesë e panelit për temën “Demokracia me Pjesëmarrje – Angazhimi Qytetar”,  ku ka folur për progresin dhe sfidat e Republikës së Kosovës në këtë drejtim.

Ai ka konsideruar se nuk do të duhej të vihet në dyshim se a është angazhimi qytetar i domosdoshëm por që sipas tij duhet të shikohet çdo herë nëse institucionet po krijojnë qasje të duhur për bashkëpunim dhe mundësi për zhvillim të këtij angazhimi.

“Çështja më shumë ka të bëjë me atë se sa dhe përmes cilës qasje do të duhej të ndikonte angazhimi qytetar tek zhvillimi në vend dhe procesi vendimmarrës. Duhet ta kemi parasysh se sado që shoqëria civile të diskutojë dhe të tentojë për të përmirësuar aspekte të caktuara të qeverisjes, përderisa nuk ka ndërveprim me institucionet publike, atëherë shoqëria civile nuk mund të bëjë shumë. Si është thënë më herët, ka edhe mënyra, që nuk janë domosdoshmërish procese politike, në të cilat qytetarët mund të ofrojnë kontributin e tyre dhe të jenë pjesë e zhvillimit. Të jesh pjesë e procesit të vendimmarrjes është vetëm njëra prej mënyrave te angazhimit qytetar”, ka thënë  Ilazi, ndër të tjera.

Zëvendësministri Ilazi ka folur edhe për hapat që po ndërmerren nga ana e Ministrisë së Integrimit Evropian për anëtarësim të Kosovës në Partneritetin për Qeveri të Hapur (OGP) si dhe për zbatimin e Planit Kombëtar për Qeverisje të Hapur.

Ai i ka njoftuar pjesëmarrësit me bazën ligjore në Republikën e Kosovës që lehtëson dhe mundëson aktivizimin qytetar duke cekur se Kushtetuta e Republikës së Kosovës i obligon institucionet dhe Qeverinë që të ofrojnë mundësi që secili qytetar të jetë pjesëmarrës në aktivitetet publike dhe garanton të drejtën e secilit që në mënyrë demokratike të ndikoj në vendimet e organeve publike.

Zëvendësministri Ilazi theksoi se sfida në pjesëmarrjen qytetare ka të bëjë me kapacitetet e institucioneve për të menaxhuar në mënyrë efektive proceset e konsultimeve publike.

Pastaj ka përmendur edhe Ligjin për qasje në dokumentet publike i cili është në përputhje me praktikat më të mira të vendeve të BE-së dhe si i tillë krijon një bazë të fortë të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve. Tutje i njoftoi edhe për Strategjinë e Qeverisë dhe Planin e veprimit për bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017 si dhe për hapa të tjerë konkret të bashkëpunimit në këtë rrafsh.

Last modified: 11 Gusht, 2022

6 Responses to " Zëvendësministri Ilazi pjesë e panelit në Kongresin Evropian të Qeverive Lokale në Poloni "

  1. worldwide news thotë:

    Hey there would you mind sharing which blog platform you’re
    working with? I’m looking to start my own blog soon but I’m having
    a tough time deciding between BlogEngine/Wordpress/B2evolution and Drupal.

    The reason I ask is because your design and style seems different
    then most blogs and I’m looking for something unique.

    P.S Sorry for being off-topic but I had to ask!

  2. red boost thotë:

    Its not my first time to go to see this site, i am browsing this website dailly and obtain pleasant information from here everyday.

  3. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-pjese-e-panelit-ne-kongresin-evropian-te-qeverive-lokale-ne-poloni/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-pjese-e-panelit-ne-kongresin-evropian-te-qeverive-lokale-ne-poloni/ […]

  5. Felicity Warren thotë:

    This is really interesting, You’re a very skilled blogger. I’ve joined your feed and look forward to seeking more of your magnificent post. Also, I’ve shared your site in my social networks!

  6. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-pjese-e-panelit-ne-kongresin-evropian-te-qeverive-lokale-ne-poloni/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *