Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Zëvendësministri Ilazi në Poloni bënë thirrje për përshpejtim të procesit të integrimit evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor

8 Shtator, 2015

Poloni/Nowy Sacz, 8 shtator 2015 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Polonisë dhe në kuadër të këtij Forumi ai sot ka qenë pjesë e panelit të Forumit Ekonomik te Liderëve të Rinj me titull “Çfarë mund të bëjnë liderët e së ardhmes të shpëtojnë projektin Evropian”. Në panel së bashku me z. Ilazi ishin edhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme Austriake si dhe të Latvisë.

Gjatë fjalës së tij, zëvendësministri Ilazi theksoi rëndësinë që procesi i integrimit evorpian ka pas dhe vazhdon të ketë për pajtimin, paqen dhe prosperitetin në Ballkan. “Pa perspektiven evropiane, Ballkani do të kishte të pamundur të bënte hapin drejt pajtimit dhe orientimit kah zhvillimi, prandaj forcimi i perspektives evropiane për rajonin, duke përshpejtuar procesin e integrimit duhet të jetë objektive strategjike e BE-së, sepse përafrimi i vendeve të Ballkanit me BE-në, kontribuuan në sigurinë dhe zhvillimin e rajonit”, ka thënë Ilazi.

Duke folur për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, zëvendësministri Ilazi deklaroi se “vendi im, vazhdon të jetë i izoluar, dhe jemi mbrapa në procesin e integrimit në krahasim me vendet e tjera. Nënshkrimi i MSA-së dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës është konfirmim dhe konkretizim i perspektives evropiane për Kosovën, gjë të cilën e mbështesin të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian”.

Christoph Zoepel, ish Ministri i Shtetit Në Ministrin e Jashtme Federale të Gjermanisë, gjatë diskutimit deklaroi se problemi i BE-së është fakti që rreth 22 milion njerëz nuk janë pjesë e saj, e që duhet të jenë, duke përfshirë edhe Kosovën.

Në Forumin Ekonomik të Liderëve të Rinj po marrin pjesë 350 pjesëmarrës nga 42 shtete. Zëvendësministri Ilazi nesër do të flas në panelin dedikuar pajtimit në kuadër të Forumit Ekonomik të Polonisë

Për më shumë informata rreth Forumit Ekonmik të Polonisë ju lutem vizitoni: www.economic-forum.pl ndërsa sa i përket Forumit Ekonomik të Liderëve të Rinj vizitoni: http://forum-leaders.eu/

Last modified: 11 Gusht, 2022

3 Responses to " Zëvendësministri Ilazi në Poloni bënë thirrje për përshpejtim të procesit të integrimit evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor "

  1. worldwide news thotë:

    I do not even know how I ended up here, but I thought this post was great.
    I do not know who you are but definitely you’re going to a famous blogger
    if you are not already 😉 Cheers!

  2. Kardinal Stick thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-ne-poloni-bene-thirrje-per-pershpejtim-te-procesit-te-integrimit-evropian-per-shtetet-e-ballkanit-perendimor/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-ne-poloni-bene-thirrje-per-pershpejtim-te-procesit-te-integrimit-evropian-per-shtetet-e-ballkanit-perendimor/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *