Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Zëvendësministri Ilazi: MSA sjell përftime ekonomike dhe politike për Kosovën

22 Korrik, 2016

 

Fe rizaj, 22 korrik 2016 – Në kuadër të fushatës së vetëdijesimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Ministria e Integrimit Evropian ka mbajtur sot një konferencë informuese në komunën e Ferizajt, me qëllim të informimit të qytetarëve dhe zyrtarëve komunal për përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje.

Në këtë takim, zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, theksoi se kjo marrëveshje është historike dhe pas hyrjes në fuqi të saj, Kosova sikurse edhe shtetet e tjera të rajonit është pjesë formale e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Me hyrjen në fuqi të MSA-së, kur ne themi se Kosova ka një të ardhme në Bashkimin Evropian nuk është kjo më vetëm një qëllim ose deklaratë, por kjo është një kontratë që kemi nënshkruar me Bashkimin Evropian, që e siguron këtë të ardhme në familjen evropiane për shtetin tonë”, ka thënë zëvendësministri Ilazi.

Sipas tij, procesi i zbatimit të MSA-së kërkon bashkëpunim dhe koordinim të të gjithë aktorëve, duke përfshirë komunat, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit.

“Duke qenë se agjenda evropiane përfaqëson një konsensus shoqëror dhe politik, atëherë edhe ky bashkëpunimin nuk është vetëm një opsion, por një obligimin për të gjithë ne”, ka thënë zëvendësministri Ilazi.

Ai ka shtuar se përparimi i Republikës së Kosovës në rrugën e vet evropiane do të arrihet me zbatimin e mirëfilltë të MSA-së dhe ky duhet të jetë fokusi jonë.

Zëvendësministri Ilazi ka theksuar se komunat e Kosovës janë kyçe në procesin e zbatimit të reformave evropiane dhe në ketë drejtim të gjitha institucionet duhet të kenë një bashkëpunim të mirë.

Pjesë e panelit në këtë konferencë ishin edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarça, shefi i Zyrës Sllovake në Kosovë, Lubomir Batary, si dhe zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj.

Kjo ishte konferenca e tretë informuese për MSA-në, pas asaj që u zhvillua me komunat e rajonit të Prishtinës dhe ne komunën e Pejës, të cilat u organizuan nga Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, me përkrahjen e GIZ-it.
 

Last modified: 10 Gusht, 2022

6 Responses to " Zëvendësministri Ilazi: MSA sjell përftime ekonomike dhe politike për Kosovën "

  1. sepornews thotë:

    Wow, awesome blog layout! How long have you been blogging for?
    you make blogging look easy. The overall look of your website is fantastic,
    let alone the content!

  2. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-msa-sjell-perftime-ekonomike-dhe-politike-per-kosoven/ […]

  3. Neat blog! Is your theme custom made or did you download it from
    somewhere? A design like yours with a few simple adjustements would really make my
    blog shine. Please let me know where you got your design. Bless you

  4. magna tiles thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-msa-sjell-perftime-ekonomike-dhe-politike-per-kosoven/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-msa-sjell-perftime-ekonomike-dhe-politike-per-kosoven/ […]

  6. Londyn Larsen thotë:

    very informative articles or reviews at this time.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *