Prishtinë, 10 gusht 2015 – Në vazhdën e angazhimeve të Ministrisë së Integrimit Evropian për të sjell procesin e integrimit evropian më afër qytetarit, sot zëvendësministri Ilazi ka takuar kryetarin e Komunës së Graçanicës z. Valdeta Kostiç.
Zëvendësministri Ilazi theksoi se agjenda evropiane e Kosovës është agjendë e konsensusit të gjerë qytetar dhe politik.
Me Kryetarin Kostiç, diskutoi për ecurinë e procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës, duke përsëritur se vendi nuk mund të zhvillohet i izoluar nga pjesa tjetër e Evropës.
“Rrjedhimisht Qeveria e vendit pret që shumë shpejt të nënshkruhet Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA), e cila do ti sjell dobi politike dhe ekonomike vendit, duke ofruar qasje për prodhuesit kosovar në tregun evropian”, ka thënë z. Ilazi.
Kurse kryetari Kostiç duke falënderuar zëvendësministrin Ilazi për vizitën ofroi përkrahjen e tij për procesin e integrimit evropian, duke theksuar nevojën për mbështetje më të madhe për Komunën e Graçanicës për të adresuar sfidat e shumta infrastrukturore si parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin në projekte konkrete për rritjen e pjesëmarrjes së komunitetit serb në procesin e integrimit evropian si dhe promovimin e projekteve infrastrukturore të komunës tek donatorët potencial evropian.
Last modified: 11 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-diskuton-per-avancimin-e-agjendes-evropiane-ne-gracanice/ […]