Prishtinë, 16 maj 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, priti sot në një takim pune, Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser. Në një takim të përzemërt dhe miqësor, ministrja Ahmetaj dhe ministri Mikser biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë, marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona dhe, avancimin me agjendën evropiane.
Ministrja Ahmetaj, falënderoi Ministrin Mikser për ndihmën e vazhdueshme që ka ofruar Estonia për vendin tone dhe për interesimin për të vazhduar përkrahjen për avancimin e administratës sonë.
Gjatë takimit u diskutua i integrimi evropian i Kosovës, më theks të veçantë avancimi në zbatimin e MSA-së, liberalizimit të vizave dhe qasjes së Kosovës në Programet e BE-së.
Poashtu u diskutua edhe për përpjekjet e vazhdueshme që Kosova si shtet i ri ka bërë për shtetndërtimin, perspektiva evropiane e Kosovës dhe përkushtimi i saj për të arritur standardet e kërkuara për integrimin Evropian.
Poashtu, ministrja Ahmetaj dhe ministri Mikser diskutuan për zbatueshmërinë e asistencës së Estonisë në Kosovë. Me këtë rast Ministri Mikser nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të qeverisë së tijë për procesin integrues të Republikës së Kosovës dhe ofroj mbështetjen e vazhdueshme në kuadër të reformave konkrete që Kosova duhet ndërmarrë gjatë procesit të integrimit evropian me qëllimin e vetëm, zhvillimin e vendit dhe avancimin me agjendën evropiane.
Last modified: 10 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/takimi-i-ministres-ahmetaj-me-ministrin-e-jashtem-te-estonise-sven-mikser/ […]