Prishtinë, 23 dhjetor 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z.Bekim Çollaku, ka shoqëruar zëvendëskryeministrin e parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, në takimin që mbajtën me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Paolo Gentiloni. Gjatë takimit u diskutua për të arriturat e Kosovës, duke përfshirë hyrjen në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Asociimit, dhe raportin pozitiv në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave. Pala kosovare theksoi se Kosova pret rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët në fillim të vitit të ardhshëm. Po ashtu u tha se Kosova dhe Italia gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale. Ndërkaq, shefi i diplomacisë italiane, Paolo Gentiloni, nënvizoi se Italia mbështet dinamikën e marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës dhe se e përkrah aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare. Gentiloni u pajtua se duhet të thellohet bashkëpunimi ndërshtetëror në rrafshin ekonomik, por edhe në fushën e sigurisë.
Last modified: 11 Gusht, 2022
whoah this weblog is excellent i love reading
your articles. Stay up the great work! You already
know, lots of individuals are looking around for this information, you
could aid them greatly.