Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Departamenti i së Drejtës së BE-së

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të së Drejtës së BE-së janë:

1.1. Ofron mbështetje ligjore strukturave tjera organizative të ministrisë në zbatimin e detyrave të tyre në kuadër të procesit të integrimit evropian;

1.2. Koordinon dhe mbështet procesin e vlerësimit të pajtueshmerisë së legjislacionit vendor me Acquis communautaire, në bashkëpunim me Zyren për Shërbimet e Ndihmës Juridike dhe ministritë e linjës;

1.3. Ofron mbështetje në përgatitjen e metodologjisë, planifikimit dhe hartimit të Versionit Kombëtar të Acquis communautaire.

2. Udhëheqësi i Departamentit të së Drejtës së BE-së raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

3.1. Divizioni i Çeshtjeve Ligjore të BE-së; dhe

3.2. Divizioni i Përkthimit dhe Terminologjisë së Acquis Communautaire.

4. Numri i të punësuarve në kuadër të Departamentit të së Drejtës së BE-së është shtatë (7).

Divizioni i Çështjeve Ligjore të BE-së

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Çështjeve Ligjore të BE-së janë:

1.1. Ofron mbështetje për procesin e vlerësimit të pajtueshmerisë së legjislacionit vendor me Acquis communautaire;

1.2. Ofron mbështetje ligjore MIE-së, ministrive të linjës dhe ekipit negociues për negociimin, zbatimin dhe interpretimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit;

1.3. Ofron mbështetje ligjore MIE-së, ministrive të linjës dhe ekipit negociues gjatë negociatave për antarësim në BE;

1.4. Ofron mbështetje ligjore për të gjitha ministritë gjatë përgatitjes së prioriteteve për Strategjinë Legjislative, duke u bazuar në Planin e Veprimit për Partneritetin Evropian, Raportin vjetor të Progresit të Komisionit Evropian, MSA, etj;

1.5. Ofron mbështetje ligjore në procesin e shpërndarjen e Acquis communautaire gjatë përgatitjes se PVPE-së, dhe mirëmban bazen përkatëse të të dhënave;

1.6. Ofron këshilla ligjore rreth interpretimit dhe zbatimit të legjislacionit të BE-së për institucionet e Republikës së Kosovës, sipas kërkeses;

1.7. Bashkëpunon me Komisionin për Integrim Evropian në Kuvendin e Kosovës për përafrimin dhe harmonizimin e legjislacionit.

2. Udhëheqësi i Divizionit të Çështjeve Ligjore të BE-së raporton tek Udhëheqësi i Departamentit.

3. Numri i të punësuarve në kuadër të Divizionit të Çështjeve Ligjore të BE-së është katër (4).

Divizioni i Përkthimit dhe Terminologjisë së Acquis Communautaire

1. Detyrat dhe Përgjegjësitë e Divizionit të Përkthimit dhe Terminologjisë së Acquis communautaire janë:

1.1. Menaxhon dhe koordinon procesin e përkthimit tëAcquis Communautaire;

1.2. Menaxhon dhe koordinon procesin e ekspertizës ligjore dhe rishikimin e legjislacionit të përkthyer të Bashkimit Evropian;

1.3. Siguron unifikimin e procedurave që lidhen me procesin e përkthimit të Acquis Communautaire;

1.4. Mirëmban bazën e të dhënave për terminologjinë dhe monitorimin e të dhënave për procesin e përkthimit të Acquis Communautaire;

1.5. Ofron mbështetje në krijimin e metodologjisë për përdorimin e terminologjisë së unifikuar gjatë përgatitjes së legjislacionit kombëtar;

1.6. Bashkëpunon me institucionet e BE-së dhe me institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare të përfshira në procesin e përgatitjes së versionit kombëtar të Acquis Communautaire.

2. Udhëheqësi i Divizionit të Përkthimitdhe Terminologjisë së Acquis Communautaire raporton tek Udhëheqësi i Departamentit.

3. Numri i të punësuarve në kuadër të Divizionit të Përkthimit dhe Terminologjisë së Acquis Communautaire është dy (2).

Comments are closed.