Divizioni për Politika Sociale, Arsim dhe Shëndetësi
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Politika Sociale, Arsim dhe Shëndetësi janë:
1.1. Koordinimi i procesit të stabilizim-asociimit, në kuadër të kapitujve negociues 2, 19, 25 dhe 26;
1.2. Koordinimi i strukturave negociuese qeveritare në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kapitujve negociues 2, 19, 25 dhe 26;
1.3. Koordinimi i përgatitjes, zbatimit dhe monitorimit të dokumenteve të Qeverisë në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kapitujve negociues 2, 19, 25 dhe 26;
1.4. Koordinimi i raportimit të rregullt te Komisioni Evropian, në kuadër të kapitujve negociues 2, 10, 19, 25 dhe 26;
1.5. Ofrimi i mbështetjes për avancimin institucional për zbatimin e legjislacionit të BE-së (Acquis), në kuadër të kapitujve negociues 2, 19, 25 dhe 26;
1.6. Ofrimi i mbështetjes në procesin e përafrimit të kapitujve përkatës të Acquis, në kuadër të kapitujve negociues 2, 19, 25 dhe 26.
- Udhëheqësi i Divizionit për Politika Sociale, Arsim dhe Shëndetësi raporton te Drejtori i Zyrës.
- Numri i të punësuarve në Divizionin për Politika Sociale, Arsim dhe Shëndetësi është tre (3).