Zyra për Kriteret Ekonomike dhe Tregun e Brendshëm
-
Zyra për Kriteret Ekonomike dhe Tregun e Brendshëm është njësi organizative e Zyrës së Kryeministrit e cila e cila është përgjegjëse për koordinimin e zbatimit të reformave për integrim në Bashkimin Evropian në fushat në kuadër të kritereve ekonomike (ku bëjnë pjesë këto fusha: Ekzistenca e ekonomisë funksionale të tregut, dheKapaciteti për t’u përballur me presionin e konkurrencës dhe forcat e tregut brenda Unionit), si dhe në kapitujt negociues në vijim:
• Kapitullin 1: Lëvizja e lirë e mallrave;• Kapitullin 2: Liria e lëvizjes së punonjësve;• Kapitullin 3: E drejta e themelimit dhe liria e ofrimit të shërbimeve;• Kapitullin 4: Lëvizja e lirë e kapitalit;• Kapitullin 5: Prokurimi publik;• Kapitullin 6: E drejta e kompanive;• Kapitullin 7: E drejta e pronësisë intelektuale;• Kapitullin 8: Politikat e konkurrencës;• Kapitullin 9: Shërbimet financiare;• Kapitullin 16: Tatimet;• Kapitullin 17: Politikat ekonomike dhe monetare;• Kapitullin 18: Statistikat;• Kapitullin 19: Politikat sociale dhe punësimi;• Kapitullin 20: Ndërmarrjet dhe politikat e industrisë;• Kapitullin 22: Politikat rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore (pjesërisht);• Kapitullin 25: Shkenca dhe kërkimet shkencore;• Kapitullin 26: Arsimi dhe kultura:• Kapitullin 28: Mbrojtja e konsumatorit dhe e shëndetit publik;• Kapitullin 29: Unioni Doganor;• Kapitullin 30: Marrëdhëniet me jashtë;• Kapitullin 32: Kontrolli financiar; dhe• Kapitullin 33: Dispozitat financiare dhe buxhetore.Në kuadër të fushave dhe kapitujve të sipërpërmendur, Zyra për Kriteret Ekonomike dhe Tregun e Brendshëmushtron këto funksione përmes përafrimit të politikave të Republikës së Kosovës me ato të BE-së në këto fusha, pjesëmarrjes në hartimin e tyre dhe ofrimit të opinioneve profesionale për përafrimin e tyre me kërkesat e acquis-së së BE-së dhe standardet evropiane, monitorimit e vlerësimit të zbatimit të tyre, si dhe koordinimit të përgatitjes së dokumenteve kryesore kombëtare të politikave për integrim në BE në këto fusha dhe monitorimit të zbatimit të tyre.
Kjo zyrë gjithashtu koordinon dialogun e reformave me BE-në në këto fusha dhe kapituj përmes bashkë-kryesimit të katër nënkomiteteve të stabilizim-asociimit BE – Kosovë (NK për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime, NK për Tregun e Brendshëm dhe Konkurrencën, NK për Çështje Ekonomike, Financiare dhe Statistika, dhe NK për Inovacion, Shoqëri të Informacionit dhe Politika Sociale) dhe të katër Grupeve Punues Sektorialepër Integrim Evropian (GPSIE për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime, GPSIE për Treg të Brendshëm dhe Konkurrencë, GPSIE për Çështje Ekonomike e Financiare dhe Statistika, dhe GPSI për Inovacion, Shoqëri të Informacionit dhe Politika Sociale), si dhe koordinimit dhe ofrimit të mbështetjes profesionale në funksionimin e tyre dhe të strukturave negociuese për anëtarësim në BE në këto fusha e kapituj.
Zyra për Kriteret Ekonomike dhe Tregun e Brendshëm gjithashtu përgatit raporte të rregullta për Komisionin Evropian mbi zbatimin e reformave për integrim në BE në fushat dhe kapitujt e sipërpërmendur.
Në kuadër të për Kriteret Ekonomike dhe Tregun e Brendshëm bëjnë pjesë këto divizione:
• Divizioni për Ekonomi, Zhvillim Rajonal dhe Statistika;• Divizioni për Tregun e Brendshëm dhe Tregtinë; dhe• Divizioni për Politika Sociale, Arsim dhe Shëndetësi.