Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Divizioni për Koordinim Institucional

  1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinim Institucional janë:

1.1. Sekretariat i Komitetit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës dhe strukturave negociuese me BE-në;

1.2. Kontributi, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në përgatitjen e mbledhjeve të Këshillit të Stabilizim-Asociimit (KSA) ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës;

1.3. Sekretariat i strukturave ndërinstitucionale për integrim evropian sikurse Këshilli Ministror për Integrim Evropian dhe Komiteti Punues për Integrim Evropian;

1.4. Kontributi në punën e strukturave ndër-institucionale të qeverisë dhe strukturave të tjera të ngjashme, për të siguruar reflektimin në to të reformave për integrim evropian;

1.5. Bashkëpunimi me institucionet e linjës lidhur me aspektet horizontale në zbatimin e reformave për integrim evropian, përmes departamenteve/njësive ekuivalente të tyre kryesore përgjegjëse për zbatimin e reformave për integrim evropian;

1.6. Bashkëpunimi me Kuvendin e Republikës së Kosovës në zbatimin e reformave për integrim evropian, përfshirë planifikimin e përbashkët dhe monitorimin e zbatimit të tyre, në koordinim me Zyrën për Kritere Politike, Zyrën për Kritere Ekonomike dhe Treg të Brendshëm dhe Zyrën për Politika Sektoriale;

1.7. Hartimi, në koordinim me Zyrën për Kritere Politike, Zyrën për Kritere Ekonomike dhe Treg të Brendshëm dhe Zyrën për Politika Sektoriale, i dokumenteve për zhvillimin institucional të strukturave të integrimit evropian, përfshirë ato për ngritjen e kapaciteteve, dhe pjesëmarrja në hartimin e dokumenteve të ngjashme planifikuese për të gjitha institucionet publike.

1.8. Bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe palët e tjera të interesuara lidhur me aspektet horizontale të reformave për integrim evropian;

1.9. Mirëmbajtja dhe zhvillimi të platformave elektronike që shërbejnë për monitorim dhe raportim për integrim evropian;

  1. Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim Institucional raporton te Drejtori i Zyrës.
  2. Numri i të punësuarve në kuadër të Divizionit për Koordinim Institucional është tre (3).

Comments are closed.