Integrimi Evropian

Qeveria miratoi Projektligjin për ratifikimin e MSA-së

30 Tetor, 2015

Prishtinë, 30 tetor 2015 – Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi sot Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Ascociimit mes Kosovës dhe BE-së, duke i hapur rrugë ratifikimit të saj në Kuvendin e Kosovës në seancën e radhës.

Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, në mbledhjen e kabinetit qeveritar ka propozuar për miratim këtë projektligj duke shpjeguar rëndësinë politike, ligjore dhe ekonomike të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Nga këndvështrimi politik, ka thënë se MSA-ja ka avancuar marrëdhëniet tona me BE, në marrëdhënie kontraktuale me të drejta dhe obligime për të dy palët nënshkruese.

“Si e tillë MSA-ja është bazament i procesit formal të anëtarësimit tonë në BE. Me nënshkrimin e MSA-së, Kosova ka filluar rrugëtimin zyrtar drejt anëtarësimit në BE”, ka thënë ministri Çollaku.

Nga këndvështrimi ligjor, ministri Çollaku ka nënvizuar se MSA-ja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka bazë të njëjtë ligjore sikurse të gjitha MSA-të e vendeve të rajonit.
“MSA-ja është negociuar në bazë të nenit 218 të Traktatit të Funksionimit te Bashkimit Evropian. Kjo bazë ligjore përcakton se Bashkimi Evropian mund të lidh marrëveshje ndërkombëtare me shtete të treta”, ka shtuar ministri.

Nga këndvështrimi ekonomik,  ka thënë se MSA-ja do të këtë një varg të efekteve pozitive.
“Fillimisht, duhet nënvizuar që MSA-ja synon krijimin e zonës së tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe BE-së brenda 10 vite. Nga hyrja në fuqi e MSA-së, do të mundësohet nga një anë, qasja e plotë e produkteve të Kosovës në BE dhe nga ana tjetër, liberalizimi gradual i tregut të Kosovës për produktet e e BE-së. Liberalizimi i tregut ndërmjet Kosovës dhe BE-së do të ndikon drejtpërdrejt në rritjen e konkurrueshmerisë së ekonomisë tonë që do të ofron shërbimet më kualitative,  produkte më të mira dhe çmime më të lira për qytetarët”, ka thënë ndër të tjera ministri Çollaku para kabinetit qeveritar.

 

Last modified: 11 Gusht, 2022

One Response to " Qeveria miratoi Projektligjin për ratifikimin e MSA-së "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-miratoi-projektligjin-per-ratifikimin-e-msa-se/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *