Bruksel, 14 qershor 2013 – Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian mbajtën në Bruksel takimin e tyre të rregullt të Dialogut për Procesin e Stabilizim Asocimit për Ekonomi, Statistikë dhe Kontroll Financiar. Ky takim ka shqyrtuar një numër fushash politike, përfshirë këtu zhvillimin makro-ekonomik të Kosovës, politikat fiskale dhe financiare, privatizimin, reformat strukturale dhe zhvillimin e sektorit privat, sistemin statistikor dhe menaxhimin financiar dhe kontrollimin e fondeve publike.
Në fushën e politikave fiskale dhe ekonomike, u diskutuan fushat kryesore ekonomike, përfshirë këtu rritjen e GDP-së, inflacionin, tregun e punës dhe bilancin e pagesave. Përderisa Kosova ka mbajtur me sukses stabilitetin financiar, vitin e kaluar është parë një ngadalësim ekonomik, i cili është pasqyruar edhe në rritje më të ulët se sa që është parashikuar, rreth 2.5.%.
Sa i përket politikës buxhetore, Kosova ka dëshmuar angazhimin e saj për një pozicion të matur fiskal viteve të fundit, gjë që është pasqyruar edhe në deficitin buxhetor prej 2.7% të GDP-së në vitin 2012. Komisioni mirëpret disiplinën fiskale, që është një parakusht për një mjedis makroekonomik stabil. Komisioni ka mirëpritur në veçanti planifikimin për paraqitjen e një rregulle fiskale që nga viti 2014. Për këtë qëllim, amendamentet e ligjit për menaxhimin e financave publike dhe llogaridhënie pritet të miratohet këtë muaj.
Autoritetet prezantuan situatën aktuale të reformave strukturale në sektorët kryesorë, si shëndetësi, administrim publik dhe politikë të privatizimit. Ashtu si edhe në vitet e kaluara, Komisioni ka rekomanduar një prioritizim të fuqishëm të shpenzimeve në nevojat e mëdha dhe urgjente. Komisioni ka theksuar se Qeveria ka miratuar një strategji për sektorin privat dhe se ka për qëllim të zhvillojë zonat ekonomike.
Sa i përket statistikës, shërbimet e Komisionit përshëndetën procesin e ristrukturimit të Agjencisë së Statistikave, në përputhshmëri me Ligjin për Statistika Zyrtare. Megjithatë, kapaciteti i Agjencisë Kosovare të Statistikës duhet të fuqizohet dhe duhet të bëhen përpjekje të mëtutjeshme, në veçanti për statistikat e afarizmit dhe ato makroekonomike. Statistikat ekonomike të besueshme dhe të përditësuara duhet të konsiderohen si parakusht për vendimmarrje të bazuar në dëshmi dhe politikëbërje strategjike.
Dhe në fund, lidhur me Kontrollimin Financiar publik dhe të brendshëm, Komisioni theksoi fushën e politikës e cila është ende në një fazë të hershme të zhvillimit. Përderisa ekzistojnë pjesa më e madhe e kornizës rregullative përkatëse dhe institucioneve kryesore, nëpër institucionet buxhetore duhet të fuqizohet të kuptuarit dhe implementimi i koncepteve përkatëse, si për shembull llogaridhënia menaxheriale.
Ky takim u bashkë-kryesua nga Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Drejtoratet e Përgjithshme për Çështje Ekonomike dhe Financiare, dhe Zgjerim të Komisionit Evropian.
Informata mbi historikun
Dialogu për Procesin e Stabilizim Asocimit (PSA) është një kornizë në kuadër të së cilës Komisioni Evropian dhe administrata e Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me agjendën evropiane. Dialogu i PSA monitoron dhe përcjell reformat në Kosovë, dhe po ashtu identifikon mënyrën se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces. Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut të PSA bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Qeveria. Secili takim rezulton në marrëveshje të përbashkët për ndërmarrjen e veprimeve nga ana e autoriteteve kosovare.
Shtatë fusha mbulohen në këto takime sektoriale, dhe ato ndjekin nga afër formatin e dialogut që e ka BE-ja me kandidatët e tjerë dhe me kandidatët potencialë. Këto shtatë sektore janë:
– Drejtësi, Liri dhe Siguri;
– Inovacion, Shoqëri Informative, Politikë Sociale, Arsim dhe Kulturë;
– Tregti, Industri, Dogana dhe Tatim;
– Treg të Brendshëm, Konkurrencë, Mbrojtje të Konsumatorëve dhe të Shëndetit;
– Bujqësi, Peshkatari, Pylltari, Siguri të Ushqimit;
– Transport, Mjedis, Energji, Zhvillim Rajonal;
– Çështje Ekonomike dhe Financiare, Statistikë.
Koha në mes të takimeve mundëson implementimin e rekomandimeve dhe pajtimin për veprimet përcjellëse. Një takim plenar, ku do të diskutohen prioritetet e reformës, pritet të mbahet në korrik të vitit 2013.
Last modified: 16 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-kosoves-dhe-komisionmi-evropian-diskutuan-per-ekonomi-statistike-dhe-kontroll-financiar/ […]
… [Trackback]
[…] Here you will find 83104 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-kosoves-dhe-komisionmi-evropian-diskutuan-per-ekonomi-statistike-dhe-kontroll-financiar/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-kosoves-dhe-komisionmi-evropian-diskutuan-per-ekonomi-statistike-dhe-kontroll-financiar/ […]
… [Trackback]
[…] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-kosoves-dhe-komisionmi-evropian-diskutuan-per-ekonomi-statistike-dhe-kontroll-financiar/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-kosoves-dhe-komisionmi-evropian-diskutuan-per-ekonomi-statistike-dhe-kontroll-financiar/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-kosoves-dhe-komisionmi-evropian-diskutuan-per-ekonomi-statistike-dhe-kontroll-financiar/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-kosoves-dhe-komisionmi-evropian-diskutuan-per-ekonomi-statistike-dhe-kontroll-financiar/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-kosoves-dhe-komisionmi-evropian-diskutuan-per-ekonomi-statistike-dhe-kontroll-financiar/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-e-kosoves-dhe-komisionmi-evropian-diskutuan-per-ekonomi-statistike-dhe-kontroll-financiar/ […]